KËRKIMI SHKENCOR NË UniBA


Kërkimi bazë synon të përmirësojë teoritë dhe të kuptuarit ose parashikimin e fenomeneve të natyrës, shoqërisë, ekonomisë, etj. I nxitur nga kurioziteti dhe dëshira për njohuri të reja, kërkimi bazë shërben si karburant i inovacioneve të shkencave të aplikuara që studiohen në UniBa.

E kundërta e kërkimit bazë, si komponent tjetër i kërkimit shkencor, është kërkimi i aplikuar që synon në zgjidhjen e problemeve të së përditshmes, rezultatet e së cilit kanë efekt të menjëhershëm dhe praktik.

Kërkimi bazë studion raste dhe eksperienca të veçanta, individuale, jo përgjithësuese, të identifikuara nga akademikët apo studentët, duke njohur faktin që variablat janë në ndryshim të vazhdueshëm e konstant. Ndërsa kërkimi i aplikuar, në të kundërt, kërkon përgjithësime të situatave konkrete duke supozuar që variablat nuk ndryshojnë.

Procesi i kërkim-zhvillimit dhe inovacionit

Kërkimi shkencor në UniBa zhvillon komponentët e tij si kërkimin bazë dhe të aplikuar nëpërmjet një strukture bashkëkohore, si në vijim, ku njësitë organizative janë të strukturuara në mbështetje të fushave kërkimore prioritare dhe të inovacionit, si pjesë e pandashme e të dy llojeve të kërkimit shkencor.

Si institucion gjerësisht korporativ, UniBa ka një partneritet të gjerë bashkëpunimi institucional. Në nivel universitar, ai ka marrëveshje bashkëpunimi me universitetet më në zë publike të vendit, me Universitetet Clemson, Arkansas dhe Karolinës së Jugut në SHBA, të Barit dhe Xhenovas në Itali, me kompleksin universitar të Vigos në Spanjë dhe është në rrugë e sipër të nënshkrimit të të tjerave marrëveshje të tilla.

Shumica e këtyre marrëveshjeve kanë shërbyer për mobilitete të personelit akademik dhe studentëve, për shkëmbim të dokumentacionit akademik shkollor dhe po zhvillohen biseda e takime për ndërtimin e programeve të përbashkëta për t’u realizuar vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, institucioni shfrytëzon gjerësisht marrëveshjet e nënshkruara me disa ministri, Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, njësi të rëndësishme të administratës publike si Drejtoria e Arkivit, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, firma juridike, ndërmarrje e biznese të rëndësishme, banka etj.


Projektet e punuara në institucion e kanë përfshirë këtë të fundit në programe të rëndësishme në fushën e komunikimit dhe teknologjive të reja, ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit, efiçencave energjetike dhe ekspertizave përkatëse, të shkollës komunitare dhe zbatimit të nocioneve të reja në shkollë e komunitet si dhe në programe masive të ringjalljes rinore dhe të drejtat e njeriut dhe shtresave të ndryshme në nevojë dhe me aftësi të kufizuara. Në kuadrin e këtyre programeve lidhje akoma më të ngushta me biznesin dhe shoqërinë civile janë krijuar dhe mjaft elementë të zhvillimeve të këtyre programeve janë bërë pjesë e programeve të reja të studimit të propozuara në të gjitha fushat që kultivohen në institucion (dhjetë programe profesionale dhe trembëdhjetë programe bachelor); një risi e mohës është pjesëmarrja e UB si njësi e miratuar në nivel nacional në trajnimi dhe kualifikimin e mësuesve në nivel vendi.

Konferencat e fundit të organizuara në UniBa:

- Konferenca Shkencore Ndërkombetare 'Science for Youth'

- Konferenca Shkencore Ndëruniversitare 'Mundësitë dhe Sfidat për një Zhvillim të Qëndrueshëm të Turizmit '

- Konferencën e parë Ndëruniversitare Akademike, me temë 'Sfidat e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit të Aplikuar në Shqipëri'

kanë shërbyer si platforma për të nxitur krijimin e punimeve shkencore nga grupe bashkëautorësh brenda UniBa-s por edhe për tu bërë pjesë e paneleve që mbledhin edhe kërkues shkencor nga universiteteve të tjera. Po ashtu, personeli akademik merr pjesë në konferenca shkencore jashtë vendit me referime si dhe boton punime të tij në revista shkencore të kohës dhe me faktor impakti.



Kërkimi Shkencor Bazë

Kërkimi bazë përbën themelet e zbulimeve të mëdha që shtyjnë dhe mbështesin gjetjet e kërkimit të aplikuar. Kërkimi shkencor në UniBa zhvillon komponentët e tij nëpërmjet një strukture bashkëkohore, në mbështetje të fushave kërkimore prioritare dhe të inovacionit, si pjesë e pandashme e të dy llojeve të kërkimit shkencor.
Kërkim dhe Novacion

Mbledhja e informacionit se si natyra dhe njerëzit bashkëveprojnë...

Transmetimi Dijes

Pasurojmë ofertën akademike ne perputhje me zhvillimet e fundit ...

Transferimi Teknologjisë

Synojmë që dijet e prodhuara të bartin elementë të rëndësishëm aplikativë...

Kërkim i Përgjegjshëm

Kërkim i përgjegjshëm (RRI) harmonizon kërkimin me vlerat shoqërore...

Fakulteti i Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë


Vizito faqen

Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit


Vizito faqen

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative


Vizito faqen

Fakulteti i Shkencave Mjekësore


Vizito faqen

Kërkimi i Aplikuar dhe Novacioni

Kërkimi shkencor i aplikuar dhe ai bazë janë djepa të novacionit dhe në simbiozë të vazhdueshme.
Instrumentet dhe Iniciativat e Kërkimit të Aplikuar:
Institute dhe Qendra

HUBs dhe LABs

Fushat e Kërkimit dhe Novacionit

Në UniBa, si një qendër jo vetëm akademike por edhe kërkimore shkencore, nxitet kureshtja, krijimtaria dhe novacioni në disa nivele përmes programeve dhe strukturave të tij.
Shtyllat e kërkimit bazë në Universitetin Barleti (UniBa) sipas programeve:

Produktiviteti në UniBa është një faktor kryesor që ushqen rritjen ekonomike dhe mirëqënien nëpërmjet nivelit të pagave. Evidenca empirike dhe eksperiencat praktike të ekonomive në zhvillim dhe të zhvilluara, dëshmojnë dhe zhvillojnë idenë që konkurueshmëria dhe produktiviteti janë të pandashëm dhe që konkurueshmëria përkthehet në rritje dhe lulëzim ekonomik e shoqëror, në sipërmarrje dhe novacion.

Marrëdhënia midis turizmit dhe industrive mbështetëse si dhe marrëdhëniet midis turizmit dhe industrive krijuese është e njohur mirë dhe analizuar gjerësisht në literaturën ekonomike. Ajo çfarë është më pak e studiuar është potenciali i madh i lidhjeve dhe sinergjive midis turizmit, industrive mbështetëse dhe industrive krijuese dhe mënyra sesi do të zhvillohet një qasje kohezive e politikës në mënyrë që të mundësohet integrimi dhe konvergjenca midis këtyre sektorëve.

Në Barleti Grup dhe Universitetin Barleti, programi i novacionit është një term ombrellë për programet dhe projektet që UniBa dhe institutet e atashuara krijojnë, me qëllim përcjelljen e risive të reja te organizatat dhe ndërtimin e aftësive të tyre të novacionit. Programi i novacionit të UniBa përbëhet nga një numër nismash të veçanta, por të ndërthurura të novacionit, siç janë laboratorët e novacionit, programet e sipërmarrjes, qëndrat e ekselencës (CoE), akseleratorët dhe qendrat e tjera.

An essential objective of the "smart cities" perspective is community development, seeking to empower local individuals and groups by providing them with the skills and information needed to influence change in their communities and foster innovation. “Smart City” is an innovative enterprise that ensures a balance between social, economic, environmental, human, cultural and technological factors. Community development represents a process of change, where participation and collective action are essential.

Bazuar në paraqitjen konceptuale të mirëqeverisjes dhe shtetit të së drejtës si edhe në sintoni të plotë me shtyllën korporative dhe administrative të veprimtarisë së tij, Universiteti Barleti ka në objektivat e tij promovimin e një programi në fushën e mirëqeverisjes dhe shtetit të së drejtës. Ky program duke u mbështetur në praktikat më të mira europiane dhe ndërkombëtare do të jetë një kontribut i vyer për qeverisjen dhe shoqërinë shqiptare në tërësi, sidomos në kushtet e marrjes së statutit të vendit kandidat për në BE. Programi i Mirëqeverisjes dhe Shtetit të së Drejtës në Uniba përfshin kërkime e studime mbi transformimin politik dhe shoqëror të Shqipërisë.

Si përgjigje për sigurimin e zhvillimit të kapitalit njerëzor Grupi Barleti dhe UniBA kanë krijuar iniciativën AM-Barleti Human Capital. Kjo nismë mbështetet mbi disa vlera thelbësore si: promovimi i standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare të cilësisë në tregun e punës, krijimin e një mjedisi dinamik dhe konkurrues. Ajo sznon të nxitë zhvillimin në nivel individual, profesional dhe komunitar duke pasur në fokus punësimin, fuqizimin e kapitalit njerëzor - mbështetjen për sipërmarrjen si dhe përputhjen e aftësive me talentet dhe me kërkesat e çdo punëmarrësi dhe punëkërkuesi.

Rëndësia e përgatitjes për një të ardhme pozitive lind nga mënyra së si bota akademike lidhet me kërkesat reale praktike të shoqërisë dhe individit. UniBa ofron Programet me një qasje konkrete për individët për secilin sektor nëpërmjet formimit teorik dhe atij praktik. Krijimi i një qasjeje novatore në fushën e shëndetësisë dhe sportit duke plotësuar kërkesat e edukimit ndaj aktivitetit fizik synon të sjellë një ofertë të integruar në të gjithë zinxhirin lidhës mes shëndetit, sportit dhe edukimit fizik. Arritja përfundimtare për një shoqëri sa më të shëndetshme dhe me mirëqenie të lartë, vjen me doemos nga ky rrugëtim i Universitetit Barleti falë shumë iniciativave të ndërmarra.


  • 09 Shtator 2024

UniBA nis projektin “Platforma e bashkëpunimit në kërkim për sipërmarrje dhe inovacion (KIS)”

Më shumë
UniBA nis projektin “Platforma e bashkëpunimit në kërkim për sipërmarrje dhe inovacion (KIS)”
Takimi i parë i kërkuesve shkencorë të projektit “Përgatitja e mësuesve të TIK mbi Inteligjencën Artificiale: Inteligjenca Artificiale në Klasë”
  • 26 Korrik 2024

Takimi i parë i kërkuesve shkencorë të projektit “Përgatitja e mësuesve të TIK mbi Inteligjencën Artificiale: Inteligjenca Artificiale në Klasë”

Më shumë
  • 09 Korrik 2024

Universiteti Barleti shpallet fitues i tre projekteve të thirrjeve të AKKSHI

Më shumë
Universiteti Barleti shpallet fitues i tre projekteve të thirrjeve të AKKSHI
Prezantohet projekti “Improving Household Hazardous Waste Management System in Tirana”
  • 01 Nëntor 2023

Prezantohet projekti “Improving Household Hazardous Waste Management System in Tirana”

Më shumë

PROJEKTET E KËRKIMIT DHE ZHVILLIMIT SHKENCOR


Kërkimi bazë përbën themelet e zbulimeve që shtyjnë dhe mbështesin gjetjet e kërkimit të aplikuar dhe inovacionit.



BRIDGE

Qendra për Kërkim dhe Zhvillim

Rreth BRIDGE

Qendra e Mbështetjes së Inovacionit dhe Transferimit të Dijes (BRIDGE) shërben si një urë lidhëse midis akademisë, industrisë dhe shoqërisë, duke lehtësuar transferimin e njohurive, teknologjive dhe inovacioneve nga universitetet dhe institucionet kërkimore në treg. Është një njësi e specializuar pranë institucioneve akademike, kërkimore ose inovative që lehtëson transferimin e njohurive, teknologjisë dhe pronës intelektuale të krijuar nga komuniteti i partnerëve tek aktorët e jashtëm, duke përfshirë partnerët e industrisë, sipërmarrësit dhe komunitetin më të gjerë.


Shërbime dhe Mbështetje

për Kërkim-Zhvillim në Sektorin Publik dhe Privat

  • Mbështetja e Kërkimit dhe Zhvillimit
  • Rrjetëzim, Promovim dhe Ndërgjegjësim Publik
  • Menaxhimi i Pronësisë Intelektuale
  • Menaxhimi i Ciklit të Projekteve
  • Testim dhe komercializim
  • Sipërmarrje të Reja inovatore
  • Konsulencë dhe këshillim
  • Rritja Kapacitetesh dhe Edukim

Koordinatore për Kërkim dhe Zhvillim

PhD. Kejda Nuhu

Eshtë një menaxher praktik i organizimeve ndërsektoriale, hulumtuese dhe akumuluese të ideve, propozimeve, njëkohësisht në gjurmim e ndjekje të problemeve dhe mundësivenë mënyrë të zhdërvjelltë. Ai koordinon të gjitha veprimet dhe ndërveprimet individuale apo në rrjet të aktiviteteve dhe iniciativave të sipërmarrjeve universitare e më përtej.

Biografi e shkurtër

Kontakt: [email protected]

REGJISTROHU NË NEWSLETTER