MISIONI & VIZIONI

Grupi Barleti, në gjirin e të cilit ndodhet Universiteti “Barleti’’, synon të krijojë një institucion cilësor të arsimit të lartë dhe të jetë një aktor zhvillimi, i cili ofron vlera të vërteta profesionalizmi dhe qytetarie si dhe të përgatisë qytetarë të angazhuar dhe me integritet.

Për të arritur synimet e tij. Grupi Barleti i kushton një rëndësi të veçantë organizimit administrativ duke krijuar një model shumë dimensional në mbështetje të realizimit të misionit dhe vizionit institucional.

Në modelin e organizimit administrativ të Grupit Barleti, pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm, është planifikuar si një pozicion kyç ndërlidhës i cili ka për qëllim të mbikëqyrë, koordinojë dhe mbështesë funksionimin në harmoni me njëra-tjetrën nga pikëpamja administrative të 5 shtyllave të Barleti Group, si dhe strukturat e tjera universitare si ato akademike dhe kërkimore.

Më Shumë
DETYRA TË DREJTPËRDREJTA

Mbikëqyr dhe koordinon proceset ndërlidhëse mes Strukturës Akademike dhe Administrative në procese të ndryshme si akreditimet, licencimet, riorganizimet, etj.

Organizon administrimin e dokumentacionit të Protokoll – Arshivës.

Asiston Administratorin (e deleguar) në detyrat dhe proceset e punës së përditshme, siç parashikohet në aktet normative ligjore dhe institucionale.

Më Shumë
DETYRA BASHKËPUNIMI DHE MBËSHTETJEJE

Bashkëpunon dhe mbështet njësitë administrative si Administratorin e deleguar, Zyrën Ligjore, Zyrën e Burimeve Njerëzore, Zyrën e Vlerësimit të Performancës.

Mbështet organizimin dhe dokumentimin e mbledhjeve rutinë dhe të jashtëzakonshme të organeve kolegjiale institucionale si Rektorati, Bordi i Administrimit, Këshilli i Etikës dhe Shanseve të Barabarta, Komisioni i Sigurimit të Standardeve të Cilësisë, etj.

Më Shumë
CILËSI DHE PËRGJEGJËSI

Sekretari i Përgjithshëm përzgjidhet duke marrë në konsideratë cilësi të rëndësishme dhe të nevojshme për këtë pozicion siç janë integriteti, lidershipi, aftësia për të bashkëpunuar dhe qëndrueshmëria.

Ky pozicion sjell natyrshëm edhe përgjegjësi të rëndësishme si konfidencialiteti dhe llogaridhënia.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER