Senati Akademik është autoriteti suprem më i lartë akademik i UniBa, përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Ai ka kompetencë të vendosë në lidhje me çështjet më të rëndësishme të procesit mësimor dhe kërkimor. Senati përbëhet nga anëtarë akademikë me titull të universitetit, nga përfaqësues të njësive kryesore dhe përfaqësues të studentëve.
Senati harton politikat akademike në përputhje me strategjinë e zhvillimit dhe të ligjit të institucioneve të arsimit të lartë.
Ai garanton autonominë e institucionit, liritë akademike, si dhe të drejtat e studentëve; propozon planin strategjik të zhvillimit të institucionit;miraton Statutin e institucionit;harton strukturën e përgjithshme të institucionit;miraton rregulloret e institucionit dhe aktet e tjera normative, sipas përcaktimeve të bëra në Statut dhe legjislacionit në fuqi;miraton planet mësimore dhe ato kërkimore shkencore, programet e reja të studimit, të kërkimit shkencor, ndryshimet si dhe mbylljen e tyre.
Detaje të tjera lidhur me detyrat e Senatit pasqyrohen në aktet e brendshme normative.
Për më shumë >> Mbledhjet e Senatit Akademik