Zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale në Shqipërinë e tranzicionit sollën nevojën për rishikimin dhe standardizimin e cikleve të studimit, në një sistem unik arsimi, i njehsuar me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve. Në qendër të këtij ndryshimi është mundësia për të mësuar gjatë të gjithë jetës dhe për të përgatitur profesionistë në mbështetje të kërkesave gjithnjë e në rritje të tregut të punës dhe shoqërisë shqiptare në proces zhvillimi.
Ne, u ofrojmë studentëve mundësinë për të studiuar me pedagogë dhe profesionistët më të mirë në Shqipëri, të cilët ndajnë në auditor përvojën e tyre, orientojnë studentin drejt dijeve aplikative dhe ndihmojnë në përgatitjen e tyre konform kërkesave të tregut të punës.
Të nxënit gjatë të gjithë jetës ndihmon jo vetëm individin në rritjen e aftësive të tij profesionale, në azhornimin e njohurive teorike, teknike dhe praktikave më të mira të kohës, por edhe vendin, pasi rrit dhe përgatit në mënyrë të vazhdueshme individë të kualifikuar, duke u bërë një vend edhe më shumë konkurrues përmes burimeve të tij njerëzore.
UniBa ofron programe studimi me karakter profesional, në ciklin e parë Bachelor dhe në ciklin e dytë Master.
Ejani dhe bashkohuni me ne në UniBa për të punuar së bashku për të ndërtuar karrierën tuaj profesionale.
Vlera dhe cilësia e çdo diplome përcaktohet nga niveli i kualifikimit të mbajtësit të saj, i cili vetëm përmes të nxënit gjatë të gjithë jetës mund të vazhdojë të jetë i formuar intelektualisht dhe profesionalisht, i aftë të konkurrojë me sukses në tregun shqiptar, rajonal e më tej global.
Maturantët dhe të gjithë aplikantët ftohen të studiojnë në:
Universiteti “Barleti” është i pari institucion i arsimit të lartë në Shqipëri që ka marrë vlerësimin më të lartë nga kompania britanike QAA dhe akreditimin institucional me kohëzgjatjen më të gjatë të parashikuar nga legjislacioni i arsimit të lartë, 6 vite akademikë.
UniBa punon në mënyrë të vazhdueshme që të jetë jo vetëm një vatër dijesh bashkëkohore për studentët, por edhe një fillesë për karrierat e secilit prej të diplomuarve tanë. Në funksion të kësaj, ai është angazhuar në një tërësi projektesh, bashkëpunimesh dhe iniciativash me organizata të ndryshme biznesi që operojnë në Shqipëri. Angazhimi i profesionistëve në mësimdhënie, këshillim dhe mundësimi i studentëve të zhvillojnë praktikat mësimore pranë bizneseve, i ndihmon ata të jenë gjithnjë e më pranë kërkesave të tregut të punës.
Në Universitetin “Barleti” studentët gjejnë jo vetëm një auditor të përkushtuar ndaj cilësisë akademike, që ofron ide dhe koncepte të reja për traditën universitare shqiptare, por edhe një ambient rigoroz dhe bashkëpunues, ku ata inkurajohen të thellojnë aftësitë e tyre profesionale me metodikën bashkëkohore, si dhe të zhvillojnë pasionet dhe interesat e tyre në funksion të komunitetit ku ata jetojnë dhe punojnë. Çdo student i ka të gjitha mundësitë të identifikohet dhe të shprehë aftësitë dhe vlerat e veta, duke u edukuar për t’i dhënë formë të ardhmes së tij.