RRETH ZYRËS SË KARRIERËS DHE ALUMNI

Të jesh barletas është një brand tek i cili kontribuon jo vetëm përgatitja akademike por dhe shërbimet e ofruara ndaj studentëve. Zyra e “Karrierës dhe Alumnit”, ka një rol të rëndësishëm në mbështetjen e të sapodiplomuarve, të rinjve që bëjnë përpjekjet e para për t’u integruar shpejt në tregun e punës. Nisur nga kjo, zyra e Karrierës dhe Alumni, vazhdon të mbajë kontakte të përhershme me të diplomuarit, ku një nga pikat e kontaktit lidhet me ecurinë e karrierës së tyre, punët e reja etj, me qëllim për t’i ndihmuar ata në promovimin e planit të karrierës në Shqipëri, si dhe të bashkëpunojë me ta për të promovuar interesa të përbashkëta.

Në fokus është mbështetja e studentit gjatë gjithë periudhës së studimeve akademike në kampus nëpërmjet trajnimeve, forumeve, projekteve të punësimit, seminareve informuese dhe takimeve me bizneset, duke i orientuar drejt një karriere të sukseshme. Tanimë prej 15 vitesh rrjeti “Alumni” dhe bordi i karrierës shërbejnë si sisteme mbështetëse dhe drejtuese, për integrimin e studenteve në tregun e punës dhe si dëshmi e suksesit të UniBA .

RAPORTI ALUMNI - TË DHËNA STATISTIKORE (PDF)

Zhvillimi i Karrierës: Sigurimi i burimeve, udhëzimeve dhe mundësive për studentët dhe alumni për të eksploruar shtigjet e karrierës, për të zhvilluar aftësi dhe për t'u përgatitur për fuqinë punëtore.

Rrjetëzimi: Lehtësimi i lidhjeve midis të diplomuarve dhe studentëve aktualë, krijimi i mundësive të rrjetëzimit dhe nxitja e një komuniteti mbështetës.

Shërbimet Mbështetëse: Ofrimi i rishikimeve të CV-ve, përgatitja e intervistave, strategjitë e kërkimit të punës dhe seminare për të rritur punësueshmërinë.

Mësimi gjatë gjithë jetës: Ofrimi i mundësive për arsimim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional për të diplomuarit për të avancuar karrierën e tyre.

Fuqizimi i së ardhmes: Parashikimi i një komuniteti ku individët janë të pajisur me aftësitë, njohuritë dhe lidhjet për të shkëlqyer në karrierën e tyre dhe për të kontribuar pozitivisht në shoqëri.

Rrjeti i Fortë i Alumni: Ndërtimi i një rrjeti të fortë ku alumni angazhohen në mënyrë aktive, mbështesin njëri-tjetrin dhe kontribuojnë në rritjen e institucionit dhe anëtarëve të tij.

Inovacioni dhe përshtatshmëria: Përqafimi i ndryshimeve në tregun e punës dhe teknologjinë për të ofruar burime dhe mbështetje të avancuar që plotësojnë nevojat në zhvillim të karrierës.

Ndikimi Global: Aspiron të ketë një ndikim mbarëbotëror duke prodhuar të diplomuar që japin kontribute të rëndësishme në fusha dhe industri të ndryshme në nivel global.

Këto zyra synojnë të lidhin hendekun midis të mësuarit akademik dhe suksesit profesional, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme si për studentët aktualë ashtu edhe për të diplomuarit gjatë gjithë udhëtimeve të tyre në karrierë.

Ngjarje Sociale

  • Takime mujore pranë bar local-t apo restorantit tek Barleti.
  • Festa
  • Tours
  • Vizitë në një muze, në një ekspozitë të veçantë të artit apo vendet historike .
  • Formimi i një ekip alumni për organizim sportiv local, duke përfshirë; boëling, volley, fotboll etj
  • Udhëtim në komunitet për një ngjarje të caktuar.
  • Tryezë të rrumbullakët diskutimi
  • Teatër, koncert, apo natë filmi.
  • Aktivitetet në natyrë, duke përfshirë, piknik, shëtitje, biçikletë, etj
  • Reunion

Angazhimi vullnetar / në shërbim të komunitetit

  • Organizimi i një ngjarje për një ditë të madhe vullnetare: Diferenca Day,
  • Puna me organizatat lokale jofitimprurëse në projekte të caktuara
  • Ndihmojmë fëmijët: shkollat lokale

Aktivitete

  • Ngjarje, apo tema të rëndësishme për grupin e Alumni
  • Organizimi i një ngjarje panel përreth një temë me interes për grupin e Alumni
  • Puna me Alumni për të organizuar një program lokal në karrierë, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Alumni nga organizatat lokale, duke theksuar mundësitë aktuale.
  • Menaxhimit i karrierës, vetëdija emocionale, etj

Rekrutimi / Mbështetje Student

  • Pritjet “Mirë se vini” apo ngjarje për alumni
  • Puna me zyrën e Alumni, ku mund të dalin vullnetarë si mentor, dhe / ose të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për studentët aktualë Barletas.

Synohet që, Zyra e “Alumnit dhe e Karrierës”:

  • Të shërbejë si adresë e përhershme për të mbajtur lidhjet me Universitetin, miqtë e vjetër, pavarësisht se sa shpesh ndryshohet vendi i punës apo vendbanimi, pavarësisht se sa vite kalojnë.
  • Të mbajë kontakte të përhershme me të diplomuarit e tij për t’i ndihmuar ata në promovimin e planit të karrierës në Shqipëri.
  • Të nxisë entet publike dhe private në procedurat e tyre të rekrutimit si dhe të bashkëpunojë me ta për të promovuar interesa të përbashkëta.
  • Të favorizojë hyrjen në tregun e punës të studentëve të “Universitetit Barleti” si dhe të promovojë identitetin dhe vlerat e këtij institucioni.
  • Të mbështesë karrierën e secilit prej të diplomuarve duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe aktivitetesh.
  • 08 Mars 2024

Studentët njihen me historinë e kompanisë Easy Pay Albania

Më shumë
Studentët njihen me historinë e kompanisë Easy Pay Albania
Alumni Talking/ Njihuni me historinë e Alumna Xhoana Luli
  • 07 Mars 2024

Alumni Talking/ Njihuni me historinë e Alumna Xhoana Luli

Më shumë
  • 16 Janar 2024

Si të shkruajmë një CV dhe letër motivimi?

Më shumë
Si të shkruajmë një CV dhe letër motivimi?
UniBA marrëveshje me SFC Albania për punësimin e studentëve
  • 01 Dhjetor 2023

UniBA marrëveshje me SFC Albania për punësimin e studentëve

Më shumë
  • 13 Nëntor 2023

Klubi i Karrierës sesion këshillimi me temë “Understanding your skills and strengths”

Më shumë
Klubi i Karrierës sesion këshillimi me temë “Understanding your skills and strengths”
Workshop Marketing
  • 16 Qershor 2023

Workshop Marketing

Më shumë
  • 25 Maj 2023

Studentët dhe Karriera

Më shumë
Studentët dhe Karriera
Meeting a successful Alumni
  • 07 Mars 2023

Meeting a successful Alumni

Më shumë

Alumni Sipërmarrës

Universiteti Barleti, ngritur mbi moton “Sipërmarrje – Kreativitet – Inovacion”, mban një lidhje shumë të ngushtë me sipërmarrësit e diplomuar në Barlet. Çdo vit të ri akademik zyra “Alumni dhe Karriera”, organizion eventin “Alumni sipërmarrës i vitit”, duke vleresuar kështu sipërmarrësit më të suksesshëm.

Zyra “Alumni dhe Karriera”, bashkëpunon me ta duke i ftuar në leksione të hapura, duke i mbështetur me shërbime nga më të ndryshmet në bazë të nevojave të tyre si edhe duke i afruar ata me njëri tjetrin.

Nisur nga kjo, është krijuar kjo hapësirë me biot e alumna-ive tanë sipërmarrës, duke ju ftuar që të mund të njiheni dhe komunikoni me njëri tjetrin e të bashkëpunoni më tej.

Alumni Ambasador

Zyra Alumni & Karriera në vijueshmëri të takimeve, aktiviteteve dhe organizimeve çdo mujore me studentët Alumni Barletas, shpall Ambasadorët Alumni.

Alumni/ae Aderaldo Mema, Xhoana Luli, Marsel Rupi, Fjordi Rroshi dhe Sara Xhaxhollari, përfaqësojnë periodikisht interesat e të diplomuarëve të UniBa. Me përgjegjësi personale dhe më shumë do të shërbejnë si urë lidhëse për kërkesat, idetë dhe propozimet e të gjithë të diplomuarëve Barletas së bashku me përgjegjësen e Zyrës Alumni & Karriera.

Nisur nga angazhimi, dëshira dhe vullneti për të bashkëpunuar me Universitetin e tyre Barleti dhe për të fuqizuar rrjetëzimin Alumni, ju ftojmë që të mund të njiheni dhe komunikoni me njëri- tjetrin e të bashkëpunoni më tej.

Për çdo pyetje mund të kontaktoni edhe me Përgjegjësen e Zyrës Msc. Grejsa Dushku me adresë: [email protected]

KONTAKTO ZYRËN E KARRIERËS DHE ALUMNI

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Denada Peca, Përgjegjëse e zyrës së Karrierës
Irisi Asa,Përgjegjëse e zyrës Alumni
Zyra e Karrierës dhe Alumni 
Telefon: +355 69 99 28 009
E-mail: [email protected]
web: www.umb.edu.al

REGJISTROHU NË NEWSLETTER