Rektori Prof. Dr. Suzana Guxholli vjen nga radhët e personelit akademik të UniBa, me një histori të pasur mbi 43 vjet, në fushën e arsimit të lartë (mësimdhënie, kërkim shkencor bazë e të aplikuar, drejtim institucional, politikëbërje, këshillim etj) si brënda dhe jashtë vendit. >> Biografi e shkurtër akademike
Rektori i cili mban titullin “Profesor” është autoriteti më i lartë akademik i UniBa, si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare. Rektori përzgjidhet dhe propozohet nga Bordi i të Besuarve dhe emërohet nga Asambleja e Ortakëve në përputhje me legjislacionin në fuqi. Mandati i Rektorit zgjat katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Rektori kryeson Rektoratin dhe është Kryetar i Senatit Akademik.
Ai drejton dhe përfaqëson zyrtarisht UniBa dhe vepron në emër të tij. Mbikëqyr veprimtarinë e Rektoratit, siguron menaxhim të frytshëm dhe kontroll të institucionit; mban përgjegjësi për zhvillimin e rregullt të procesit akademik dhe promovimin e punës së institucionit; garanton ekzekutimin e vendimeve të Bordit të Administrimit; harton propozime për çështjet e drejtimit në të ardhmen, synimet strategjike, politikat dhe orientimin e zhvillimit institucional, sipas planit të zhvillimit; drejton, organizon dhe përgjigjet për ecurinë e procesit mësimor e kërkimor. Detaje të tjera lidhur me detyrat e Rektorit pasqyrohen në aktet e brendshme normative.
Rektore Prof. Dr. Suzana Guxholli vjen nga radhët e personelit akademik të UniBa, me një histori të pasur mbi 43 vjet, në fushën e arsimit të lartë (mësimdhënie, kërkim shkencor bazë e të aplikuar, drejtim institucional, politikëbërje, këshillim etj) si brënda dhe jashtë vendit. Aftësi të shquara profesionale dhe individuale si aftësi analitike, drejtuese, folëse publike në disa gjuhë si shqip, anglisht, frëngjisht,italisht etj, eksperiencë në konsulenca, këshillime e projekte zhvillimi kombëtare e ndërkombëtare në sektorin publik dhe privat. Ka fituar titullin akademik Profesor dhe ka gradën shkencore Doktor i Filozofisë, në fushën “Kontabilitet Financë” si dhe diplomë Bachelor në “Kontabilitet” dhe Master e Bachelor në “Inxhinieri Mekanike” nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë. Mban titullin pedagogjik: Prof. Dr. nga Universiteti i Tiranës. Ka kualifikime, trajnime dhe eksperienca të shumta ndërkombëtare, ku si më të spikatura janë: një ndër Fulbright-et e parë shqiptarë në SHBA, kurse kualifikimi pasuniversitare në ekonomi, financë e menaxhim, organizuar nga Banka Botërore, FMN, Kombet e Bashkuara - UNDP, Universiteti i Harvardit e tj. Autore, bashkëautore dhe publikuese e: 7 librave e teksteve profesionalë, dhjetra artikujve shkencorë prezantuese dhe referuese në më shume se 60 konferenca dhe forume ndërkombëtare dhe dhjetra të tjera kombëtare. Për Mësimdhënie, Eksperienca Drejtuese dhe kërkimore në Arsimin e lartë, Politikë-bërje përmenden: Universiti i Tiranës, - FEUT, Themeluese dhe drejtore e Institutit të Menaxhimit dhe Administrimit publik (IMPA ) shkolla e parë e menaxhimit në Shqipëri, ideuar dhe financuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara,- UNDP e tj. CEU (Central European University) Universiteti Amerikan me programe master dhe doktoraturë i Evropës Qëndrore në Budapest, Hungari, Kërkuese në Universitetin e Glasgow-ut, Skoci, Angli, Kërkuese Fulbright në SIU -Southern Illinois University, Këshilltare Ekonomike e Kryeministrit, lektore dhe drejtuese në Universitete private si UNYT, UET, UNYT dhe Universiteti ”Barleti” Tiranë.