RRETH SIGURIMIT TË CILËSISË

Sigurimi i brendshëm i cilësisë është procesi i vazhdueshëm i monitorimit, vlerësimit, garantimit, ruajtjes zhvillimit dhe përmirësimit të cilësisë së veprimtarisë së UniBa. UniBa harton politika dhe procedura për sigurimin e brendshëm të cilësisë, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, kodin e cilësisë dhe praktikat më të mira bashkëkohore.

Sigurimi i cilësisë në UniBa është i organizuar nëpërmjet një sërë procesesh themelore që ndikojnë në realizimin e plotë të procesit akademik dhe në zhvillimin afatshkurtër e perspektiv të kurrikulave universitare që kultivohen në institucion, proceset themelore të vlerësimit të cilësisë dhe akreditimeve programore e institucionale, mbështetur në dokumentacionin ligjor të arsimit të lartë dhe aktet nënligjore të MASR dhe aktet e tjera nënligjore, vendimeve e udhëzimeve të strukturave drejtuese të institucionit dhe në frymën e standardeve evropiane të cilësisë.

STRUKTURAT E SIGURIMIT TË CILËSISË NË UNIBA

I. Komisioni i Sigurimit të Standardeve të Cilësisë


Komisioni i Sigurimit të Standardeve të Cilësisë (KSSC) është organ kolegjial i përhershëm i cili siguron orientim, këshillim dhe mbështetje në hartimin e politikave dhe procedurave të sigurimit të brendshëm të cilësisë. KSSC mbështet Njësinë e Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë për të përmbushur funksionet e saj lidhur me ruajtjen e standardeve të cilësisë në institucion dhe ofrimin e programeve të studimit. Anëtarët e komisionit përfaqësojnë strukturat akademike dhe ato administrative të nivelit të lartë dhe me përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë.

II. Njësia e Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë


Njësia e Zhvillimit të Kurrikular dhe Cilësisë synon mbështetjen dhe zhvillimin e një mjedisi akademik që funksionon në përputhje të plotë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë në të gjithë dimensionet e tij në atë të mësimdhënies, mësim nxënies, kërkimit shkencor, trajnimeve afatshkurtra dhe shërbimeve ndaj komunitetit. Njësia synon zhvillimin dhe ruajtjen e një kulture cilësie në nivel institucioni dhe programi studimi që reflektohet në studentë të përgatitur në përputhje me kërkesat e tregut, nivel i lartë i punësimit të tyre dhe kërkim shkencor që ndikon në zhvillimin e shoqërisë.

PROCEDURA INSTITUCIONALE

Njësia e Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë dhe funksionimi i saj janë të parashikuara në statutin e Institucionit, në rregulloren e UniBa dhe në rregulloren e funksionimit të NJZHKC. Të gjitha procedurat e lidhura me zhvillimin e kurrikulave dhe sigurimit të cilësisë janë të parashikuara në Rregulloren e NJZHKC.

Puna e njësisë është e organizuar në tre drejtime kryesore:

STAFI

MSC. DHIMITRI BAKO

Drejtor i Njësisë së Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë

Email: [email protected]


Vlerësimi periodik i veprimtarive mësimore dhe kërkimore-shkencore.


a) Harton kriteret dhe standardet e sigurimit të cilësisë që zbatohen në UniBa, në përputhje me Kodin e Cilësisë.

b) Në bashkëpunim me Zv. Rektorin Akademik, ideon dhe organizon proceset e monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve mësimore në UniBa.

c) Në bashkëpunim me Zv. Rektorin Akademik dhe Administratorin përcaktojnë kriteret e shpërndarjes së ngarkesës mësimore të stafit akademik dhe ndihmës akademik.

d) Në bashkëpunim me Zv. Rektorin për Kërkimin Shkencor përcaktojnë kriteret dhe procedurat e vlerësimit të veprimtarive kërkimore shkencore.

e) Realizon studime gjurmuese për të vlerësuar ecurinë e punësimit të studentëve dhe efikasitetin e programeve të studimit të ofruara nga UniBa.

f) Organizon në fund të çdo semestri pyetësorin me studentët për cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi studimi.

g) Organizon fokus grupe me studentët në nivel fakulteti për të kuptuar në thellësi vlerat dhe sfidat e procesit mësimor sipas perspektivës së studentëve.

h) Realizon trajnime lidhur me standardet e cilësisë për procesin mësimor dhe veprimtaritë kërkimore shkencore.

i) Harton raportin vjetor për sigurimin e cilësisë në UniBa.


Zhvillimi i kurrikulave


a) Orienton dhe këshillon njësitë bazë lidhur me hartimin, riorganizimin dhe përmirësimin e kurrikulave në UniBa.

b) Verifikon të gjitha planet mësimore të programeve të studimit që pritet të hapen dhe i përshtat me formatin zyrtar të UniBa në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

c) Verifikon planet mësimore të programeve që do të riorganizohen sipas me formatit zyrtar të UniBa dhe në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

d) Krijon databazën e kurrikulave për çdo vit akademik dhe jep rekomandimet e nevojshme për zbatimin e tyre.

e) Ruan raporte të ngushta me sekretaritë mësimore lidhur me kurrikulat dhe monitoron zbatimin e tyre.

f) Në fund të vitit mësimor raporton lidhur me zbatimin e kërkesave kurrikulare dhe jep rekomandimet e nevojshme për vitin pasardhës akademik.

g) Realizon trajnime me stafin akademik lidhur me hartimin, zhvillimin dhe pëditësimin e kurrikulave.


Akreditimi i programeve dhe institucionit


a) Ruan komunikimin me ASCAL lidhur me akreditimin e programeve dhe institucionit.

b) Harton kalendarin e akreditimit të programeve.

c) Ruan kontakte të ngushta me njësitë bazë dhe kryesore për përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raportet e vlerësimit të brendshëm dhe bordi i akreditimit dhe raporton në ASCAL lidhur me përmbushjen e tyre (planet e veprimit për përmbushjen e rekomandimeve)

d) Përditëson të dhënat e studentëve stafit e strukturave në sistemin e ASCAL.

e) Organizon, ndjek dhe koordinon proceset e akreditimit të programeve dhe të akreditimit institucional.

f) Trajnon grupet e vlerësimit të brendshëm lidhur me përgatitjen e dokumentacionit të vetëvlerësimit.

g) Merr pjesë si anëtar i grupeve të punës për vlerësimin e brendshëm me rol koordinimi dhe organizimi të punës deri në dorëzimin final të dokumentacionit dhe më pas deri në marrjen e urdhrit të akreditimit.

h) Zhvillon trajnime me stafin akademik lidhur me proceset e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm në kuadër të akreditimit të programeve dhe të institucionit.

i) Propozon ndryshime në funksion të garantimit të cilësisë në përputhje me Kodin e Cilësisë dhe aktet nënligjore.

j) Në fund të vitit akademik harton një raport lidhur me ecurinë e proceseve të akreditimit dhe jep rekomandime për përmirësimin ecurisë së tyre.

KONTAKTO NJËSINË E ZHVILLIMIT KURRIKULAR DHE CILËSISË

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë


Msc. Dhimitri BAKO
Drejtor i Njësisë së Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë
E-mail: [email protected]

Dr. Blerta TURANI
Përgjegjëse për zhvillimin e kurrikulës
E-mail: [email protected]

REGJISTROHU NË NEWSLETTER