KUR TË REGJISTROHEMI?
#Zgjidh Universitetin “Barleti”
Regjistrimi në një program Bachelor ose me karakter profesional
Universiteti “Barleti” shpall listat e kandidatëve fitues në programet Bachelor dhe me karakter profesional.
Aplikanti fitues regjistrohet pranë Sekretarisë Mësimore në UNIBA në programin e zgjedhur prej tij nga ora 08:00 –16:30 përgjatë fazave:
Faza e parë → 31 gusht -11 shtator 2023
Faza e dytë →– 22 shtator -01 tetor 2023
Faza e tretë → 04-10 tetor 2023
DOKUMENTAT MBËSHTETËS PËR REGJISTRIM
Dokumentacioni mbështetës për regjistrim në një program me karakter profesional
1. Fotokopje Letërnjoftim/pasaportë;
2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore/Dëftesë Pjekurie + Çertifikatë e notave ose dëftesë/diplomë tjetër studimi e fituar jashtë shtetit dhe e njehsuar nga MAS;
3. Deklaratë sipas kërkesave të MAS;
4. 2 foto dokumenti;
5. Mandatë pagesa për tarifën e aplikimit të kryer në UniBa.
Dokumentacioni mbështetës për regjistrim në një program Bachelor
1. Fotokopje Letërnjoftim /pasaportë;
2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore/Dëftesë Pjekurie + Çertifikatë e notave ose dëftesë/diplomë tjetër studimi e fituar jashtë shtetit dhe e njehsuar nga MAS;
3. Deklaratë sipas kërkesave të MAS;
4. 2 foto dokumenti;
5. Mandatë pagesa për tarifën e aplikimit të kryer në UniBa..
Dokumentacioni mbështetës për aplikim/regjistrim në një program Master:
1. Fotokopje Letërnjoftim /pasaportë;
2. Fotokoje e diplomës së ciklit të parë e noterizuar / diplomë tjetër studimi e fituar jashtë shtetit dhe e njehsuar nga MAS;
3. Vërtetim i listës së notave dhe krediteve / suplementi i diplomës;
4. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore + Çertifikatë e notave, e konfirmuar nga DAR/ZA. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para VKM 876/2010 dhe VKM 78/2006 duhet të kenë fotokopje të noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë, konfirmuar nga DAR/ZA, në mungesë një dublikatë e vërtetuar nga DAR/ZA;
5. Jetëshkrim CV;
6. 2 foto dokumenti;
7. Dëshmi e gjuhës së huaj (vetëm për MSH), të paktën në nivelin B1;
8. Mandatë pagesa për tarifën e aplikimit të kryer në UniBa.
PAS REGJISTRIMIT
Me mbylljen e procesit të regjistrimit, studenti kryen nënshkrimin e marrëveshjes me Universitetin “Barleti”, mbështetur mbi rregullat e parashtruar në Udhëzimin përkatës.
Procesi i regjistrimit të studentit mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni me Zyrën e Pranimit dhe Regjistrimit:
Cel. +355 69 20 41 222
@ [email protected] / [email protected]