Universiteti Barleti, funksionon tërësisht në baza akademike të njohura sipas modelit të shprehur në parimet e Deklaratës së Bolonjës. Përbëhet nga fakultete e departamente, qendra kërkimore të integruara pranë fakulteteve, si dhe udhëhiqet, organizohet e drejtohet nga organe e autoritete në përputhje me legjislacionin për arsimin e lartë.
Patja në qendër studetin, duke nxitur atë drejt rrugës së dijes, nëpërmjet programeve e kurrikulave në përputhje me tregun e punës, stafi akademik i niveleve të larta, mjediset bashkëkohore pajisur me laboratorë, infrastruktura teknologjike e lartë, hapësirat kreative, inovative e argëtuese,terrenet sportive, e shumë komoditete dhe risi akademike e të jetës studentore, bëjnë qëBarletasit të jenë gjithmonëgati për sfidat qëi presin përtej universitetit.
Universiteti Barleti me strategjinë e tij synon të thyejë kornizat e modeleve klasike të institucioneve të arsimit të lartë, duke sjellë në Shqipëri modelin e universitetit aplikativ, i cili krahas proceseve klasike të mësimdhënies, i jep një rëndësi të veçantë aspekteve të aplikuara të njohurive shkencore, inovacionit dhe sipërmarrjes.
Misionii Universitetit Barleti është zhvillimi i qëndrueshëm i Universitetit në të gjitha drejtimet: akademike, kërkimore e shkencore, sociale, kulturore e sportive, duke u bërë faktor promovimi dhe motorr zhvillimi, jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe më tej.
Univeristeti Barleti është universiteti i vetëm në Shqipëri me vlerësimin maksimal në të gjitha fushat e vlerësimit nga kompania Britanike QAA, e megjithatë, misioni mbetet sërish ruajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i këtyre standardeve.
Marrëdhëniet me të tretët (universitetet partner, shkolla të mesme partnere publike e private, kompani të ndryshme, të cilat bashkëpunojnë me Barletin jo vetëm për punësim apo internship të studentëve, por edhe për studime tregu, aktivitete të përbashkëta, trajnime, agjenci private e publike, përshirja e ALUMNI etj.), promovimi i institucionit, përmirësimi i vazhdueshëm i komunikimit, përfshirja në jetën universitare e personaliteteve të rëndësishëm, zhvillimi i jetës studentore e të qenitzë publik i problematikave që shqetësojnë komunitetet, janë pjesë e vizionit që udhëheq Universitetin Barleti.
Praktikat më të mira ndërkombëtare tregojnë se zhvillimi i qëndrueshëm bazohet në dy elementë të rëndësishëm: në stafe cilësi të brendshme dhe në marrëdhëniet jashtë institucionit. Universiteti Barleti, fokusohet veç të tjerash në zhvillimin e stafit të brendshëm, nëpërmjet trajnimeve, konferencave, rritjes në grada e tituj akademikë, motivimit të tyre, futjes së standardeve më të larta të metodologjisë akademike, rritjes së performancës së stafit administrativ e suportues nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme, retreat-et, e të tjera.
Universiteti Barleti, në tërësinë e tij, synon dhe ka treguar se arrin, ekselencën në çdo detaj.