Procesi i pranimit përbën kushtin paraprak të regjistrimit të studentëve të rinj në të gjitha ciklet e studimit në Universitetin “Barleti”. Pranimi i studentëve të rinj mbështetet në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS.
Pranimet e studentëve të rinj në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimit me karakter profesional, në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në programet Master dhe përmes transferimeve të studimeve bëhet vetëm një herë në vit dhe në periudhën e përcaktuar nga MAS. Procesi i pranimit ndahet në fazën e aplikimit dhe fazën të regjistrimit.
Për këto studime mund të aplikojnë individët që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga MAS dhe rregulloret e programeve në UniBa.