Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Universitetin “Barleti’’, në fokusin dhe detyrat kryesore të saj ka: hartimin e politikave, strategjisë, ofrimin e shërbimeve në funksion të menaxhimit sa më efikas të stafit të burimeve njerëzore; rekrutimin e një stafi të kualifikuar dhe me eksperiencë, në përputhje me politikat e organizatës dhe legjislacionin në fuqi; hartimin e strategjisë për trajnimin, zhvillimin e stafit, vlerësimin e performancës, zbatimin e procedurave në zbatim të legjislacionit në fuqi lidhur me punësimin dhe mirë administrimin e dosjes të stafit.
Universitetit “Barleti’’ merr përsipër të ofrojë shërbim universitar të një niveli cilësor mbështetur në etikë, cilësi dhe profesionalizëm. Në funksion të këtij qëllimi rol të rëndësishëm ka Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Misioni i saj është të sigurojë menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore duke hartuar dhe zbatuar rregullore dhe procedura, politika, programe dhe shërbime që kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të Institucionit dhe punonjësve duke bërë balancimin e duhur të nevojave të punonjësve dhe nevojave të institucionit.
Vizioni ynë është që të bashkëpunojmë me profesionistë duke ofruar shërbime, politika dhe sisteme të burimeve njerëzore inovative dhe të orientuara drejt rezultateve, në bashkëpunim dhe me Zyrën e Vlerësimit të Performancës. Rekrutimi i personelit cilësor si dhe ndërmarrja e politikave për zhvillimin e mëtejshëm të Burimeve Njerëzore është me rëndësi parësore në Universitetin “Barleti’’ prandaj është e nevojshme përmirësimi i standardeve dhe bashkërendimi, me qëllim identifikimin dhe prurjen e figurave të duhura, në kohën dhe vendin e duhur, në funksion të përmbushjes së nevojave të UniBa-s.
Strategjia e BNJ të Universitetit “Barleti’’ është një plan i përgjithshëm dhe afatgjatë, për të arritur objektiva në fushën e burimeve njerëzore, për menaxhimin e kapitalit njerëzor dhe zhvillimit në organizatë. Ajo lejon një planifikim dhe menaxhim të të gjithë punës me burimet njerëzore, ndihmon në unifikimin, drejtimin e sjelljes të të gjithë personelit dhe zhvillimin e tyre në përputhje politikat kryesorë të organizatës.
Kjo strategji përcakton:
• Sistemin e rekrutimit, kërkesat për rekrutim, proceset, përgjegjësitë, përzgjedhjen e personelit;
• Kërkesat për trajnimin dhe zhvillimin e kualifikimit të personelit;
• Vlerësimin e performancës;
• Mënyrën e menaxhimit të performancës së punës, motivimin dhe shpërblimin e njerëzve;
• Marrëdhëniet e punës dhe kushtet e punës.
Auditimi i personelit do të jetë një risi e zhvillimit të strategjisë së personelit. Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore krijon dhe inkurajon një mjedis që mbështet, zhvillon dhe ruan mirëqenien e punonjësve të Universitetit “Barleti’’.
1. Përgatit planin strategjik të Burimeve Njerëzore,në të njëjtën linjë dhe i mbështetur në planin e biznesit;
2. Identifikon dhe zbaton praktikat më të mira të burimeve njerëzore me qëllim rritjen e kulturës së bashkëpunimit;
3. Siguron që të gjitha politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore të jenë të përditësuara dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi;
4. Vendos objektiva afatshkurtër dhe afatgjatë për Zyrën e Burimeve Njerëzore;
5. Evidenton në kohë reale domosdoshmërinë e plotësimit të numrit të stafit, mobilitetit të stafit brenda institucionit, sipas kërkesave të njësive bazë, në përputhje me udhëzimet e MASR dhe strategjinë e zhvillimit;
6. Përgatit planin e shpërblimeve, vlerëson planin e pagave dhe benefiteve dhe rekomandon përmirësimin e tij, me qëllim ecjen e tij në të njëjtën linjë me synimin e Grupit Barleti;
7. Siguron eficencë të marrëdhënieve në raportet e punëmarrësve, duke këshilluar Drejtuesit lidhur me problematikat e rëndësishme të marrëdhënieve në staf si dhe të cështjeve që mund të kenë individë të ndryshëm.
8. Mbikqyr dhe koordinon procesin e seleksionimit dhe rekrutimit të stafit, si dhe është pjesë e panelit të paneleve intervistuese;
9. Monitoron procesin e performancës dhe këshillon në mënyrë profesionale lidhur më vështirësitë që mund të hasin drejtuesit e departamenteve/zyrave;
10. Analizon nevojat për trajnim të stafit dhe harton kalendarin e trajnimeve duke marrë parasysh edhe sygjerimet e Drejtuesve;
11. Harton politikat për promovimin e cilësisë dhe diversitetit në institucion;
12. Mban marrëdhënie të ngushta me Zyrën e Punës dhe institucionet e tjera shtetërore që kanë lidhje me dokumentacionin e personelit;
Objektivi i burimeve njerëzore është rekrutimi i kandidatëve me kualifikim të lartë dhe për këtë qëllim departamentet inkurajohen të zgjerojnë përpjekjet e tyre për të rekrutuar në mënyrë efektive sasinë dhe cilësinë e duhur të stafit përtejkërkesave minimale. Një rekrutim i mirë fillon me një planifikim të mirë dhedepartamenti i burimeve njërëzore kujdeset që çdo vendim për të rekrutuar të merret vetëm pas një shqyrtimi të të gjitha opsioneve, në mënyrë që të rekrutohet staf me aftësi, njohuri, eksprtizën dhe ekperiencën e duhu për të ndihmuar Universitetin të arrijë objektivat e tij.
Çdo fillim semestri njësite bazë akademike dhe ato administrative evidentojnë, nevojat për rekrutim stafi. Kërkesa depozitohet tek departamenti i Burimeve Njerëzore, 2 muaj para fillimit të semestrit akademik, e cila publikon shpalljen për vendet vakante. Gjatë gjithë vitit akademik nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, krijohet një data base, me të dhënat e aplikantëve që shprehin interes për të qënë pjesë e stafit dhe për tju bashkuar nismave të ndryshme të Universitetit Barleti apo instituteve të tjera bashkëpunëtore, në projekte dhe aktivitete të ndryshme, pjesë e Barleti Group. Për aplikim dërgoni dokumentacionin në adresën:[email protected]
Universiteti Barleti gjithashtu ofron mundësi punësimi dhe intership dhe për studentët e tij ekselentë. Në përfundim të studimeve të ciklit bachelor apo mastër studentët mund të aplikojnë për të qënë pjesë e stafit të Universitetit.
Afati i aplikimit për semetrin e I-rë është gjatë muajit korrik, gusht- deri në datë 7 shtator. (Referoju publikimit tëfundit aktiv)
Afati i aplikimit për semetrin e II-të është Gjatë muajit janar deri në datë 7 shkurt. (Referoju publikimit të fundit aktiv)
Burimet Njerëzore janë një strukturë e rëndësishme në të gjithë universitetin. Njoftimet nga Burimet Njerëzore nxjerrin në pah zhvillimet e reja dhe çështjet aktuale për t'i mbajtur punonjësit të informuar dhe azhornuar. Nëpërmjet publikimeve të vendeve vakante, kandidatët kanë mundësi të njihen me mundësitëe punësimit në Universitetin Barleti.Përmirësimi i HR web do të shërbejë për të promovuar profilin e Universitetit Barleti, si një punëdhënës kryesor, përfitimet e të punuarit pranë nesh.
Pozicion i lirë pune: Punësojmë staf akademik me kohë të plotë në Infermieri dhe Fizioterapi
Më shumëKriteret dhe dokumentacioni i punësimit të stafit të fakulteteve apo stafit administrativ në universitet ndryshon sipas pozicionit të punës të punonjësit që do të punësohet.
Kriteret e përgjithshme për aplikim:
1. Të ketë përfunduar studimet master
2. Të zotërojë gjuhë të huaj ( përparësi gjuha angleze dhe italiane)
3. Të këtë aftësi në programe kompjuterike
4. Eksperiencë të mëparshme në mësimdhënie, 2 - 4 vite
5. Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe bashkëpunimi në grup
Dokumentacioni i përgjithshëm për aplikim:
1. Letër interesi
2. CV në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze ( format europass)
3. Diplomë e studimeve bachelor, shoqëruar me listë notash
4. Diplomë e studimeve master, shoqëruar me listë notash
5. Letër reference
6. Dëshmi të gjuhës së huaj
7. Dëshmi të programeve të ndryshme kompjuterike
Staf akademik me kohë të plotë
1. Kategoria Profesor
2. Kategoria Lektor
3. Kategoria Asistent Lektor
Staf akademik me kohë të pjesshme
1. Staf administrativ
2. Staf Mbështetës
Pushimet javore dhe vjetore
Shkarko dokumentin (PDF)
Leje të tjera
Shkarko dokumentin (PDF)
Kalendari i Festave Zyrtare 2021:
Shkarko dokumentin (PDF)
Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
E-mail: [email protected]
web: www.umb.edu.al