MISION - VIZION - STRATEGJI

Proceset dhe Programet e Administrimit financiar të Institucionit janë përgjegjësi e Administratorit i cili ka në varësi Zyrën e Financës, Zyrën e Prokurimeve dhe Zyrën e Shërbimeve Mbështetëse, të cilat funksionojnë bazuar në politika dhe procedura që sigurojnë mbarëvajtjen dhe pasqyrimin sa më të mire dhe transparent të aktivitetit financiar. Planifikimi dhe raportimet janë procese të vazhdueshme, që monitorohen vazhdimisht nga Administratori për të siguruar vijueshmërinë normale të aktivitetit.
Të ardhurat janë përfitimet ekonomike bruto, të marra gjatë periudhës kontabël, si rezultat i rrjedhës normale të veprimtarisë së njësisë ekonomike raportuese, atëherë kur këto përfitime ekonomike çojnë në rritjen e kapitalit . Burimi kryesor i të ardhurave jane tarifat e studimit. Ndrësa burime alternative të ardhurash janë nga projektet, donacionet, trajnimet, shërbimet, etj.
Shpenzimet janë pakësimet i përfitimeve ekonomike gjatë periudhës raportuese, të cilat çojnë në pakësimin e aktiveve ose rritjen e pasiveve, si dhe rrisin kapitalin e njësisë ekonomike raportuese. Konkretisht, duke u bazuar në të dhënat historike të aktivitetit, si edhe në bazë të parashikimeve dhe projeksioneve financiare, vendoset edhe shpërndarja e shpenzimeve sipas zërave kryesorë: për pagat dhe shpenzimet e personelit, për mirëmbajtjen dhe infrastrukturën, shpenzime financiare dhe të tjera të nevojshme. Investimi më i rëndësishëm që institucioni ka bërë në infrastukturë është ndërtimi i kampusit të ri universitar, i cili po financohet pjesërisht me financim nga bankat dhe pjesërisht nga fitimet e gjeneruara të aktivitetit ndër vite. Për këto investime janë llogaritur shpenzimet e interesave dhe amortizimi përkatës. Fitimet e gjeneruara janë tërësisht në funksion të veprimtarisë në fushën e arsimit, formimit të vazhduar, kulturës dhe sportit dhe parashikohet që do të investohen për zgjerimin e mëtejshëm të këtyre aktiviteteve.

Funksionet kryesore te pozicionit

Orjeta Dhimitri është diplomuar në degen EKONOMI - FINANCE në vitin 1999. Në vitin 2007 ka përfunduar Masterin e Shkencave në Administrim Biznesi në “Institute François de Gestation”, Tiranë. Znj.Dhimitri ka një experiencë të gjatë në sektorin e financës. Nga muaji maj 2016, znj Dhimitri iu bashkua “Univeristetit Barleti”, si eksperte kontabile dhe më pas si Drejtor i Zyrës së Financës. Për periudhën maj 2005 - maj 2016 ka punuar si Shefe Finance pranë Hotel “Adriatik” në Durrës. Znj. Dhimitri ka njohuri shumë të mira të gjuhës frënge, greke dhe angleze. Ajo karakterizohet nga aftësi të shkëlqyera vendimmarrëse, aftësi drejtuese, si dhe ka përvojë në menaxhim projektesh, etj.

DETYRAT KRYESORE TË DREJTORIT TË ZYRËS SË FINANCËS

1. Pranim, verifikim dhe përpunim i dokumentacionit kontabël si: MA, MP, dokumenta banke, magazine(FH, FD, fatura);

2. Kontabilizimi i dokumentave në programin Financa 5 dhe në forma të tjera sipas kërkesave të Adminitratorit;

3. Përgatitja e evidencave periodike ditore, mujore dhe vjetore mbi të ardhurat dhe shpenzimet e realizuara, si dhe mbi parashikimet për periudhat e ardhshme;

4. Përgatitja e bilancit dhe e pasqyrave financiare sipas kërkesave ligjore dhe të Bordit të Administrimit;

5. Hartimi dhe ndjekja e buxhetit të institucionit;

6. Ndjekja dhe zbatimi i pjesës financiare të marrëveshjes që studenti ka me institucionin;

7. Si anëtare e Komisionit të Posaçëm të Bursave shqyrtojmë kërkesat e studentëve për bursa dhe më pas, ndjek zbatimin e vendimeve të Kryetarit të Bordit të Adminstrimit për bursat e dhëna për studentët;

8. Kontrolli tët gjitha veprimeve të Arkës, Bankës, inventarizimi dhe rakordimi periodik i tyre;

9. Mbajtja e evidencave të sakta për pedagogët e angazhuar me kohë të pjesshme;

10. Përgatitja e plotë dhe periodike e listë pagesave;

11. Kryerja e deklarimit elektronik për dokumentacionin tatimor sipas ankteve ligjore dhe nënligjore;

12. Realizimi i detyrave të tjera plotësuese të kërkuara nga drejtuesit e institucionit dhe interesave te çastit;

Procedura Institucionale

Paga dhe Shpërblime:
Kompania është e detyruar nga legjislacioni aktual shqiptar që të bëjë kontribute fikse në emër të të punësuarve në një fond social që operohet nga Qeveria .Të gjitha pagesat dhe detyrimet njihen si shpenzim në periudhën në të cilën ato lidhen. Pagat, kontibutet ndaj shtetit dhe sigurimet, leja e zakonshme, shpërblimet, përfitimet jomonetare (psh. sigurimet shëndetësore) përllogariten në vitin kur këto shëbime janë kryer për personelin. Deklarimi për pagat, shpërblimet dhe kontibutet gjenerohen nga formulari ESIG027 në sistemin e tatim taksave.

Taksa dhe Tatime:
Taksat dhe tatimet janëë pagesa të detyrueshme dhe e pakthyeshme, të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore, që institucioni ynë derdh në buxhetin e shtetit dhe në buxhetin bashkisë Tiranë. Universiteti “Barleti” është një subjekt korrekt dhe i përgjegjshëm, duke respektuar dhe shlyer të gjitha detyrimet ligjore financiare kundrejt organeve qëndrore dhe vendore.

Kontabiliteti:
Kontabiliteti dhe raportimi finanicar shërben për të siguruar mekanizmat për të cilat të gjitha transaksionet finanicare përpunohen, regjistrohen dhe raportohen. Aktiviteti i shoqërisë “Barleti Group shpk” konsiston në ofrimin e studimeve universitare dhe pasuniversitare. Zhvillimin e këtij aktiviteti financiar shoqëria e kryen në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9901/2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare në Republikën e Shqipërisë”; Ligjin Nr. 9228/2004 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”; Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; si dhe në bazë të të gjithë akteve nënligjore në fuqi.

Në zbatim të kërkesave të Ligjit 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 116, për kontrollin dhe auditimin, në institucioni tonë kryhen: 1. Kontrolli dhe auditimi periodik i brendshëm nga njësitë e auditimit të brendshëm të institucionit.
2. Kontrolli dhe auditimi periodik i jashtëm prej vitit 2017 nga kompania audituese “Grant Thornton” e cila është një kompani auditimi e njohur ndërkombëtarisht. Kjo kompani çertifikon pasqyrat financiare të institucionit që paraqiten për palët e treta dhe organet shtetërore.

STAFI

Orjeta DHIMITRI

Drejtoreshe e Financës

Email: [email protected]

Hena TOQI

Financa studentore

Email: [email protected]

Dokumentacion për stafin

Çdo anëtar i stafit tonë akademik dhe administrative ka një dosje të veçantë me dokumentacion sipas kërkesave të institucionit. Zyra e Financës asiston Zyrën e Burimeve Njerëzore në plotësimin e plotë të dokumentacionit dhe respektimin e të gjitha kritereve ligjore.

Mbështjetje Studentore

Zyra e Financës i ofron mbështetje të vazhdueshme studentëve dhe merr në trajtim të gjitha kërkesat e tyre:
a) Për mbështeje financiare. Zyra e Financës asiston studentin në plotësimin e dokumentacionin për kredi studentore, interesat e së cilës mbulohen nga institucioni.
b) Për rishikim tarife. Zyra e Financës në bashkëpunim me Komisionin e Posaçëm të Bursave shqyrton të gjitha kërkesat e studentëve për rishikim tarife sipas karakteristikave të tyre. Zyra bashkëpunon për një rezultat të kënaqshmën dhe për t’u ofruar studentëve mbështetje financiare të kënaqshme. Zyra e Financës bashkëpunon me zyrat e tjera në institucion ose me zyra jashtë organizatës, si bankat, etj.

KONTAKTO ZYRËN E FINANCAVE

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Orjeta DHIMITRI, Drejtoreshe e Financës
Zyra e Financave
Telefon: +355 69 406 7686
E-mail: [email protected]
web: www.umb.edu.al

REGJISTROHU NË NEWSLETTER