Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për drejtimin dhe mirë funksionimin financiar të UniBa. Ai është përfaqësues ligjor i institucionit për çështjet financiare dhe administrative, të menaxhimit të mjediseve, sigurisë e logjistikës, sipas përcaktimeve ligjore. Administratori është pjesëtar i Rektoratit dhe, si i tillë, ndjek dhe mban përgjegjësi për çështjet që lidhen me menaxhimin financiar dhe politikat administrative të institucionit. Funksionete Administratorit përcaktohen në rregulloren e institucionit.