Bursat në Universitetin Barleti
Universiteti “Barleti” i kushton vëmendje të veçantë sistemit të bursave për studentët. Kjo është një përgjegjësi shoqërore dhe morale e institucionit ndaj të rinjve që janë ekselentë apo të përballen me vështirësi financiare për të ndjekur studimet.
Universiteti Barleti ofron 5 kategori bursash te plota dhe te pjesshme:
Bursa e Ekselencës
U akordohet studenteve që dallohen për rezultate të shkëlqyera akademike gjatë shkollës së mesme ose studimeve universitare.
Bursa Sociale
U akordohet studenteve që vijnë nga familje me të ardhura të kufizuara, fëmijëve të punonjësve të policisë të renë në detyrë, personave me aftësi të kufizuara, si dhe anëtareve të komuniteteve rome dhe ballkano-egjiptiane.
Bursa e Talentit
U akordohet studenteve ë kanë talent të spikatur publik në fusha: muzikë, kërcim, sport, art pamor, letërsi etj.
Bursa e Lidershipit
U akordohet studenteve që shfaqin aftësi drejtuese dhe sipërmarrëse në: organizata jofitimprurëse, shoqëri civile, iniciativa komunitare dhe struktura rinore.
Bursa Profesionale
Kjo burse vlerëson studentet që ndjekin të njëjtën rrugë profesionale si prindërit e tyre, duke forcuar traditën familjare dhe ndërtuar të ardhmen mbi vlera të trashëguara.
• Bursë profesionale në Ekonomi – Universiteti Barleti
• Bursë profesionale në Drejtësi – Universiteti Barleti
• Bursë profesionale në Arkitekturë – Universiteti Barleti
• Bursë profesionale në Mjekësi – Universiteti Barleti
• Bursë profesionale në Shkenca Kompjuterike – Universiteti Barleti
Aplikohet për fushat:
Ekonomi – Drejtësi – Arkitekturë - Mjekësi
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni me Zyrën e Pranimit dhe Regjistrimit:
Cel. 069 20 41 222
