Biblioteka e Universitetit Barleti ka filluar të japë shërbim në kohën e themelimit të këtij Universiteti në vitin 2005. Gjatë këtyre viteve, biblioteka, ka ardhur vazhdimisht në rritje duke pasuruar në mënyrë të pandërprerë fondin e librave, me qëllim përmbushejn e kërkesave të studentëve dhe stafit akademik. Prioritet i veçantë i universitetit, përveç shtimit të titujve të librave fizik, është dhe ofrimi i shërbimit të librave, artikujve dhe revistave digjitale nëpërmjet bashkëpunimit me biblioteka dhe revistat ndërkombëtare që ofrojnë shërbime online të leximit.
Koleksioni i Bibliotekës: ky koleksion përbëhet nga burime të ndryshme të shtypura dhe elektronike në fushën e ekonomisë, juridikut, arkitekturës, shkencave politike, psikologjisë, sociologjisë, turizmit, edukimit fizik, sporteve etj. Përveç koleksionit të librave për shfrytëzimin e literaturës akademike, në bibliotekë ofrohen dhe tituj të shumtë të librit artistik, biografi, kritikë dhe histori.
Platforma Digjitale e Menaxhimit të Librit është një shërbim dedikuar studentëve dhe stafit akademik të Universitetit Barleti me anë të cilit mund të bëhet kërkimi i titujve të librave fizikë që ndodhën në bibliotekë, kërkimi i librave elektronikë dhe punimet e diplomave. Në platformën dedikuar kësaj biblioteke gjendet katagorizimi i titujve të librave sipas fushave të studimit, monitorimi i librave fizik (kërkesat, tërheqja, afati i dorëzimit, vonesat, humbja apo dëmtimi), ofrimi i burime digjitale (biblioteka digjitale, revista apo libra digjital), informacione lidhur me bibliotekën dhe orientime mbi bibliotekat ndërkombëtare. Platforma është plotësisht e automatizuar dhe i gjithë ky proces ndiqet dhe menaxhohet lehtësisht nga stafi i bibliotekës përmes postës elektronike.
Sa i përket bibliotekave digjitale, po ashtu, gjenden lehtësisht të aksesuara në platformën digjitale të bibliotekës. Përveç bibliotekave digjitale me akses të hapur, biblioteka e universitetit Barleti ka prej vitesh marrëveshje bashkëpunimi me bibliotekën digjitale EconBiz, bibliotekë që mundëson orientim dhe ndihmë në kërkimin e artikujve, punimeve dhe librave dixhital si dhe akses të plotë e të licensuar në internet për materialet që ofron, ku përveç literaturës në gjuhë të huaj, në këtë motor kërkimi akademik gjendet dhe literaturë në gjuhën shqipe. Tjetër bibliotekë dixhitale me të cilën universiteti Barleti ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi është Research4life, bibliotekë që u ka ofruar studiuesve të 10,500 institucioneve të ndryshme në botë revista, libra kryesorë në fushat e shëndetësisë, bujqësisë, mjedisit, shkencave të aplikuara dhe në fushën e drejtësisë. Po ashtu, në bibliotekën dixhitale JSTOR, e cila siguron qasje në më shumë se 12 milion artikuj të revistave akademike, libra dhe burime kryesore në 75 disiplina, universiteti aktualisht operon përmes abonim nga llogaria e bibliotekës, nëpërmjet të cilës, mund të aksesojnë stafi akademik dhe studentët dhe është i mundur leximi online dhe ruajtja e materialeve që kërkojnë.
Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Olta Murataj, PhD
Përgjegjës i bibliotekës
E-mail: [email protected]
web: www.umb.edu.al