Edukimi dhe Trajnimi Profesional Ofron arsimim të lartë, zhvillim të dijeve, të shkencës, së inovacionit dhe të profesioneve në të gjitha llojet e programeve të studimit dhe cikleve të arsimit të lartë si dhe programe studimi me karakter profesional sipas legjislacionit në fuqi.
Ushtron aktivitet me karakter akademik, kërkimor - shkencor dhe aplikativ në sektorë të ndryshëm të ekonomisë me qëllim fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e performancës së operatorëve specifikë në nivel Rajonal, Kombëtar apo Lokal. Organizon aktivitete edukuese dhe trajnuese, seminare e workshope profesionale për administratën publike qëndrore dhe vendore, mësues e drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare etj.
Studime Para-universitare - Cikli Fillor - Trajnime Profesionale - Trajnimi përgjatë gjithë Jetës - Mësimi në distancë – Trajnime virtuale e-learning - Organizim të eventeve dhe aktiviteteve akademike, sociale, ekonomike, kulturore, turistike, sportive, klube rinore - Aktivitete në bar-restorant, kafene dhe katering në funksion të aktivitetit akademik dhe shërbime mbështetëse.
- Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës
- Departamenti i Qeverisjes, Shkenca Politike dhe Komunikim
- Departamenti i Drejtësisë
- Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
- Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve
- Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit
- Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
- Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike
- Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit
- Departamenti i Industrive Kreative
- Departamenti i Shkencave Mjekësore dhe të Shëndetit
- Departamenti i Shkencave Mjekësore-Teknike
- Departamenti i Formimit të Përgjithshëm dhe Zhvillimit Profesional