Ky është një projekt i Universitetit Barleti, financuar nga AKKSHI (Agjensia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) në kuadër të Projekteve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitin 2023.
Në Shqipëri ka një mungesë të njohjes së shkallëve të vlerësimit të përdorura në nivel ndërkombëtar. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të njihen në sistemin shëndetësor shqiptar për të hedhur bazat e një praktike mjekësore shkencore. Vlerësimi i detajuar i pacientëve është fondamental për një trajtim më efikas të sëmundjes së pacientit.
Qëllimi i këtij projekti përfaqësohet nga prodhimi i një varianti njohës në gjuhën shqipe të shkallëve të vlerësimit të përdorura në rehabilitim dhe mjekësi dhe konsiston në njohjen e profesionistëve shëndetësorë me disa instrumentë në vlerësimin e pacientit geriatrik dhe individin e moshës së tretë, në vlerësimin e simptomave të depresionit, dhimbjes, ekuilibrit, ecjes, funksioneve konjitive dhe të aktiviteteve të jetës së përditshme në moshën e tretë.
Aktivitete e Projektit:
Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Prof. Dr. Evda Veveçka
E-mail: [email protected]
Tel/Cel:
Web: www.umb.edu.al