Barleti Profesional sjell një alternativë të arsimit universitar me modele praktike të mësimdhënies dhe mësimnxënies që e orientojnë studentin/en më së miri në tregun e punës në Shqipëri e në Evropë, por edhe e pajis atë me dhuntitë për të mbijetuar efektivisht në tregun e punës, sa i ndryshueshëm aq edhe kreativ në zhvillimin e vet.
Barleti Profesional sjell një program mësimi, që siguron nga njëra anë përputhshmëri të plotë me kategorinë e pestë të kornizës evropiane të profesioneve dhe nga ana tjetër mundësi për punësim në Shqipëri e më tej apo transferim në programet bachelor të studimit universitar.
Bashkëpunimi me bizneset në Shqipëri dhe angazhimi i tyre në programin e ˝Barleti Profesional˝, ndërthurja e ofertës akademike me atë praktike, angazhimi në kolegj i studentëve përtej orës së mësimit pritet që ta vendosin Barletin Profesional në qendër të Lidhjes katërshe: Universitet–Qeveri–Biznes-Shoqëri Civile, duke mundësuar bashkëpunimin e këtyre komponentë si në modelin e Quadruple Helix.
Mjediset e bizneseve, ofiçinat e laboratorët e prodhimit shihen si qendrat e formimit profesional të kolegjit, ndërsa inxhinierët e menaxherët e kompanive si mentorë, që drejtojnë formimin praktik e mjeshtërimin, nëpermjet Barleti Profesional.