UniBa për shumë vite ka inkurajuar dhe zhvilluar marrëdhënie sistematike me botën industriale, duke vënë në dispozicion potencialin e tij për kërkim dhe inovacion. Metodologjitë dhe inovacionet e gjeneruara nga kërkimi shkencor dhe i aplikuar, i kryer në sektorë të ndryshëm shkencorë të pranishëm në UniBa mund të transferohen në mjedisin e biznesit përmes procedurave të thjeshta dhe të shpejta.
Trasferimi i dijes si procesi përmes të cilit individët, organizatat dhe shoqëritë marrin, forcojnë dhe ruajnë aftësitë për të vendosur dhe arritur objektivat e tyre të zhvillimit ka si pikënisje ndërtimin e kapaciteteve.
Me synim ndërtimin e kapaciteteve, UniBa pasuron nga viti në vit ofertën e tij akademike, duke ndërtuar programe të reja studimi bazë dhe shumëdisiplinore, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe zhvillimin e dijeve në botë. Në këtë mënyrë, ai zhvillon dhe aftësi të reja ekspertizash shkencore e profesionale në shërbim të kërkesave të institucioneve dhe administratës publike.
Transferimi i teknologjisë, si procesi nëpëmjet të cilit teknologjia ose njohuritë e zhvilluara në një vend ose për një qëllim përdoren dhe shfrytëzohen në një vend tjetër ose për një qëllim tjetër, është një tjetër qasje inovative e UniBa-s ndaj industrive dhe operatorëve të tjerë.
UniBa ka një gadishmëri pozitive ndaj realizimit të trasferimit të teknologjisë dhe filozofisë të inovacionit të hapur, ndaj edhe insiston fort që dijet e prodhuara të mbartin element të rëndësishëm aplikativë. Për këtë qëllim UniBa, studion dhe formulon ndërtimin e “njësisë”, që promovon dhe mbështet inovacionin në zbatim, nisur nga patentimi fillestar, deri në projektin dhe planin e biznesit, në aplikimin e sipërmarrjes, apo në komercializimin e dijeve.