Ky projekt është i financuar nga AAKSHI, në kuadër të projekteve PKKZH. Qytetet nëntokësore në Shqipëri janë ende të pa-studiuara, ndonëse në vendet e BE-së dhe më gjerë, ato kanë ngjallur interes të madh për studiuesit dhe turistët. Këto hapësira nëntokësore, të ndërtuara gjatë periudhës komuniste për mbrojtje civile, përfshijnë administrata, spitale dhe tunele të gjera. Ato gjenden në zona të ndryshme të Shqipërisë, si: Kukës, Durrës, Vau Dejës, Porto Palermo dhe Tepelenë. Projekti do të fokusohet në qytetin nëntokësor të Kukësit, duke synuar rijetësimin dhe ripërdorimin e tyre për funksione turistike dhe kulturore.
Qëllimi kryesor i projektit është ruajtja dhe rijetësimi i trashëgimisë kulturore nëntokësore në Shqipëri. Studimi synon të mbrojë dhe promovojë këto struktura historike nëpërmjet rijetësimit të tyre, duke i kthyer në atraksione turistike që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonave ku ndodhen.
Analiza, Studim dhe Planifikim
Zbatim
Raportim dhe Prezantim
Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Prof. Asoc. Dr. Etleva Dobjani
E-mail: [email protected]
Tel/Cel: (355)694061949
Web: www.umb.edu.al