Dixhitalizimi i Banesave Tradicionale Shqiptare: Kullat si Simbole të Trashëgimisë

Ky projekt zbatohet nga Universiteti Barleti, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative, Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit, dhe financohet në kuadër të projekteve të Sistemeve dhe Teknologjive të Informacionit. Banesat tradicionale shqiptare të tipit kullë përfaqësojnë një komponent kyç të trashëgimisë kulturore, por përballen me rrezikun e degradimit për shkak të mungesës së dokumentimit dhe presionit urban. Projekti synon rilevimin, dixhitalizimin dhe rijetësimin e këtyre strukturave për qëllime edukative, kulturore dhe turistike, nëpërmjet përdorimit të teknologjive moderne si skanimi 3D dhe krijimi i modeleve të përparuara dixhitale.

Qëllimi


Qëllimi kryesor i projektit është ruajtja, dixhitalizimi dhe promovimi i banesave tradicionale shqiptare të tipit kullë si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare. Projekti do të kontribuojë në ruajtjen e identitetit kulturor, edukimin e brezave të rinj dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Aktivitete


Aktivitete e Projektit:

  • Mbledhje e materialeve arkivore dhe historike.
  • Kategorizimi i kullave sipas gjendjes strukturore.
  • Krijimi i modeleve 3D dhe vizatimeve teknike.
  • Organizimi i kampeve të rilevimit dhe trajnimeve në zona të ndryshme si Shkodra, Dibra dhe Kukësi.
  • Leksione të hapura dhe trajnime për studentët dhe profesionistët.
  • Botime në revista shkencore me faktor impakti.

Rezultate


  • Arkiv dixhital me modele 3D dhe vizatime teknike të kullave tradicionale.
  • 2 artikuj shkencorë të publikuar në revista me faktor impakti.
  • Propozime për riadaptimin e kullave si modele të ndërtesave të qëndrueshme.
  • Trajnim i studentëve dhe përfshirje në procesin e hulumtimit dhe dokumentimit.
  • Një raport dhe botim final për rezultatet dhe rekomandimet për konservimin e banesave tradicionale shqiptare.

PERSONI PËRGJEGJËS PËR KONTAKT

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Prof. Asoc. Dr. Etleva Dobjani - Arch
E-mail: [email protected]
Tel/Cel:
Web: www.umb.edu.al

REGJISTROHU NË NEWSLETTER