Libri “Case Studies and Scenario-Based Cases on Migration and Social Care: Kosovo and Albania” (D3.2), një nga rezultatet e projektit Erasmus+ “WB-Edu4Migration – Mitigating Migration Challenges in the Western Balkans”, është tashmë i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit në faqen zyrtare të Universitetit Barleti WB-Edu4Migration: Një projekt për përmirësimin e aftësive të punonjësve socialë për sfidat e migracionit në Ballkan dhe në webin e projektit( https://wbedu4mig.com/#/case-studies).
Botimi përmban 63 raste studimore dhe skenarë mësimorë që trajtojnë sfidat e migracionit në Shqipëri dhe Kosovë, duke përfshirë të drejtat e njeriut, komunikimin ndërkulturor, përjashtimin social, diskriminimin, mbrojtjen e grupeve vulnerabël dhe dimensionet ekonomike të migracionit.
Libri është rezultat i bashkëpunimit akademik të gjashtë institucioneve partnere nga Shqipëria dhe Kosova, me kontributin e stafit të Universitetit Barleti: Dr. Jorida Rustemi, Dr. Olta Murataj dhe Dr. Kejda Nuhu, në hartimin e rasteve studimore dhe skenarëve mësimorë, si dhe me përfshirjen e ekspertëve të partnerëve evropianë në vlerësimin akademik.
Përmes analizës së rasteve, simulimeve me role dhe ushtrimeve të reflektimit, libri synon të lidhë njohuritë teorike me praktikën profesionale dhe të zhvillojë aftësitë analitike e vendimmarrëse të studentëve dhe profesionistëve të kujdesit social. Ky botim mbështet objektivat e projektit WB-Edu4Migration për përmirësimin e kurrikulave universitare, zhvillimin e mikrokredencialeve dhe forcimin e kompetencave profesionale në fushën e migracionit.
