Ditën e sotme, në Universitetin Barleti, u zhvillua një takim i veçantë me studentët e interesuar për sipërmarrjen dhe zhvillimin e ideve të reja të biznesit (Start-up).
Studentët patën mundësinë të prezantojnë idetë e tyre, të ndajnë vizionet dhe të diskutojnë mbi mundësitë për t'i kthyer ato në projekte konkrete.
Takimi u karakterizua nga një energji pozitive dhe një numër i konsiderueshëm idesh interesante, kreative dhe inovative, që dëshmojnë potencialin dhe dëshirën e të rinjve për të krijuar dhe zhvilluar iniciativa të reja.
Universiteti Barleti synon të jetë një mbështetje aktive për studentët, duke ofruar mundësi për trajnime, promovim, mentorim dhe zhvillim të ideve të tyre sipërmarrëse.
Sepse çdo biznes i suksesshëm nis me një ide dhe çdo ide meriton një mundësi!
