Leksion i hapur | 17 Nëntor | Holli i Teatrit
Kur teknologjia mund të vizatojë, çfarë do të thotë të projektosh?
Si po ndryshon inteligjenca artificiale mënyrën se si mendojmë, krijojmë dhe përfaqësojmë arkitekturën?
Më 17 nëntor, në Theatre Forum, u zhvillua leksioni me fokus te transformimi i procesit krijues në epokën e teknologjive të reja.
Nga vizatimi tradicional dhe modelimi digjital te përdorimi i inteligjencës artificiale në projektim, leksioni solli një reflektim mbi evolucionin e mjeteve të dizajnit, marrëdhënien mes njeriut dhe teknologjisë, si dhe rolin e arkitektit si krijues, interpretues dhe koordinator i procesit.
Një reflektim mbi të ardhmen e arkitekturës, ku teknologjia nuk shihet thjesht si mjet prodhimi, por si një mundësi për të rishqyrtuar mënyrën se si konceptojmë dhe krijojmë hapësirën.
