Këshilltari ligjor është avokat dhe njohës i mirë veçanërisht i legjislacionit të arsimit, punës, kontratave, shoqërive tregtare dhe organizatave fitimprurëse, legjislacionit civil, financiar dhe atij në lidhje me shëndetin dhe sigurinë mjedisore, pronësinë intelektuale (përfshirë patentën, të drejtën e autorit dhe markën tregtare), transferimin e teknologjisë, sponsorizimin e kërkimit, integritetin e kërkimit etj.
Këshilltari ligjor i Grupit Barleti ofron këshillim të përgjithshëm ligjor dhe shërbime gjyqësore për Rektorin, Administratorin, njësitë e tjera akademike dhe administrative si dhe organizatat e lidhura me universitetin, për të gjitha çështjet që prekin funksionet dhe interesat e universitetit.
Këshilltari Ligjor mbron interesat e institucionit ne lidhje me pale te treta, perfaqeson intitucionin ne ceshtje qe kane lidhje me pretendimet e stafit dhe studenteve, menaxhon riskun dhe planifikon mbrojtjen ligjore, shqyrton procedurat dhe harton dokumente ligjore si dhe siguron ligjshmërinë në funksionimin e institucionit.
1. Ofron këshilla dhe analiza ligjore për mënyrën se si duhet të trajtohen çështje të caktuara si dhe drafton akte si vendime, urdhëra, udhëzime, memo dhe dokumentacion mbështetëspër Rektoratin dhe Rektorin, Bordin e Administrimit dhe Administratorin, Senatin, Këshillat e Përhershëm të universitetit, Drejtuesit e Njësive akademike dhe administrative, Drejtorët e OJF-ve, Administratorët e njësive sipërmarrëse të grupit Barleti etj.
2. Bashkëpunon me Zyrën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe ofron këshilla ligjore për mënyrën se si duhet të trajtohen çështje të caktuara në lidhje me rekrutimin e stafit, menaxhimin disiplinor dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës.
3. Harton procedura, kontrata dhe formularë në lidhje me shpalljen e vakancave,rekrutimin e stafit akademik, administrativ, me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme, kontratat e punës, kontratat shërbimit, vlerësimin performancës etj.
4. Harton procedura, kontrata dhe formularë në lidhje me marrëdhëniet me studentët, bashkëpunëtorët, ekspertët etj.
5. Konsulencë, hartim procedurash dhe dokumentacioni për çështje që lidhen me disiplinën dhe etikën e studentëve dhe stafitakademik e administrativ.
6. Bashkëpunon me Njësinë e Zhvillimit Kurrikual dhe Cilësisë dhe ofron këshilla ligjore për mënyrën se si duhet të trajtohen çështje në lidhje me procese, procedura akreditimi, hartim i programeve të reja, programeve të përbashkëta me institucione të tjera partnere,diplomat e studentëve etj. Kontribuon në hartimin e dokumentacionit përkatës.
7. Bashkëpunon me zyrat dhe njësitë e tjera administrative dhe akademike (veçanërisht Departamentet, Zyrën e Pranimit dhe Rekrutimit, Sekretarinë Mësimore, Zyrën e Financë, Zyrën e Protokoll Arkivës etj) dhe i këshillon e orienton ato në lidhje ligjshmërinë e e proceseve, procedurave, dokumentacionit dhe veprimeve që duhen ndërmarrë në kuadër të detyrave të tyre institucionale.
8. Ndjek në rrugë administrative, ligjore e gjyqësore paditë dhe ankesat në të cilat është palë Grupi Barleti dhe/ose organizatat e lidhura me të, duke filluar nga hetimi, përgatitja e dosjes dhe procedurave deri në konkludimin e çështjes.
9. Konsulencë ligjore, hartim i kontratave dhe dokumenteve të tjera ligjore ku bazohen marrëdhëniet tregtare, të detyrimeve dhe shërbimeve të grupitBarleti me subjektet e treta.
10. Konsulencë ligjore, hartim i akteve, kontratave, marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitete të tjera, institucionet publike partnerët, donatorëtkombëtarë e ndërkombëtarë.
11. Konsulencë ligjore, hartim aktesh e kontratsh, ndjekje procedurash adminsitrative dhe gjyqësore për pronat e paluajtshme, ndërtimet, pronësinë intelektuale etj.
12. Ofron trajnime dhe seminare të njësive akademike dhe administrative mbi çështjet ligjore dhe rregullatore dhe lidhen me funksionet e tyre.
Barleti University
Address: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Barleti Group Legal Office
Phone:
E-mail:
web: www.umb.edu.al