Studentët e Universitetit Barleti u bënë pjesë e Maratonës së Tiranës 2026, duke sfiduar veten në garën prej 10 kilometrash dhe duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm solidariteti, përfshirjeje dhe përgjegjësie sociale.
I gjithë grupi arriti të përfundojë me sukses disiplinën e zgjedhur, duke u vlerësuar me medaljet Finisher, si një dëshmi e përkushtimit, qëndrueshmërisë dhe vullnetit për të çuar deri në fund sfidën sportive.
Pjesëmarrja u realizua nën koordinimin e Prof. Gert Metanit, koordinator i eventit dhe vrapues, në bashkëpunim me Shoqatën Ryder Albania, e cila, nën moton “Vrapo për Shpresë”, mbështet shërbimet e kujdesit paliativ për shtetasit shqiptarë.
Përtej garës sportive, kjo pjesëmarrje ishte një mundësi për të kontribuar në një kauzë humane, duke dëshmuar se sporti mund të jetë një instrument i fuqishëm solidariteti dhe ndërgjegjësimi shoqëror.
Urime studentëve tanë për këtë arritje! Çdo kilometër i përshkuar ishte edhe një hap drejt shpresës!
