Në Universitetin Barleti u zhvillua workshop-i mbi turizmin mjekësor, me Zahid Hamid, themelues i Right Choice Home & Away, me mbi 15 vite përvojë në fushën e turizmit mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar.
Aktiviteti kishte në fokus njohjen me industrinë e turizmit mjekësor, praktikat ndërkombëtare, sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të këtij sektori.
Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave profesionale, pjesëmarrësit patën mundësinë të zgjeronin njohuritë e tyre mbi potencialin e turizmit mjekësor dhe mundësitë që kjo industri ofron për zhvillimin e sektorit shëndetësor.
Workshop-i u realizua me mbështetjen e Barleti Group, i cili mbuloi plotësisht tarifën e pjesëmarrjes, duke mundësuar akses falas për të gjithë pjesëmarrësit.
Ky aktivitet pasqyron angazhimin e Universitetit Barleti në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të njohurive në sektorë me potencial ekonomik dhe sipërmarrës.
