Në kuadër të rubrikës “Industria në Barlet”, në Universitetin Barleti u zhvillua një leksion i hapur me Genti Zotaj, sipërmarrës dhe themelues i Green Leaf, GReg dhe Frut’za.
Gjatë takimit, studentët patën mundësinë të njiheshin nga afër me rrugëtimin e tij sipërmarrës, eksperiencën në krijimin dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe sfidat dhe mundësitë që ofron tregu.
Përmes një diskutimi të hapur dhe interaktiv, u shkëmbyen ide, përvoja dhe këshilla praktike mbi sipërmarrjen, rëndësinë e inovacionit dhe zhvillimin e biznesit.
Ky aktivitet vjen në kuadër të angazhimit të Universitetit Barleti për të forcuar lidhjen ndërmjet botës akademike dhe industrisë, duke u ofruar studentëve mundësi për të përfituar nga eksperiencat e profesionistëve dhe për të zhvilluar kompetencat e tyre sipërmarrëse.
Universiteti Barleti, Aplikativ dhe Sipërmarrës!
