Universiteti Barleti zgjeron angazhimin e tij në ndërkombëtarizim dhe promovimin e përvojave Erasmus+, duke u bërë zyrtarisht pjesë e fazës pilot të ERASMUSNESS, një projekt evropian i bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ dhe i koordinuar nga garagErasmus Foundation.
Kjo iniciativë synon të vlerësojë dhe të bëjë më të dukshme kompetencat që studentët dhe stafi zhvillojnë gjatë mobiliteteve ndërkombëtare, përmes përdorimit të kredencialeve digjitale Open Badge.
Pjesëmarrja në ERASMUSNESS përfaqëson një tjetër hap në përpjekjet e Universitetit Barleti për të promovuar vlerën e mobiliteteve Erasmus+, zhvillimin e kompetencave ndërkulturore dhe profesionale, si dhe njohjen e përvojave ndërkombëtare në përputhje me iniciativat evropiane në arsimin e lartë.
Për më shumë informacion mbi iniciativën: https://garagerasmus.org/erasmusness/
