Në ambientet e Galerisë së Arteve në Shkodër, së bashku me studentët e programeve të Arkitekturës dhe Dizajnit të Interierit dhe Produktit, u bëmë pjesë e ekspozitës “Porta e Kohës”, një udhëtim në arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore të Shkodrës, Beratit dhe Korçës.
Në qendër të kësaj përvoje ishte prezantimi i punëve të Prof. Andi Papastefanit, duke krijuar një hapësirë reflektimi mbi marrëdhënien mes arkitekturës, historisë dhe mënyrës se si trashëgimia kulturore mund të lexohet, interpretohet dhe rijetohet përmes gjuhës së dizajnit.
Për studentët, kjo vizitë ishte më shumë se një ekspozitë: ishte një mundësi për të kuptuar se arkitektura nuk është vetëm arti i ndërtimit të hapësirës, por edhe arti i ruajtjes dhe interpretimit të kujtesës.
Një takim mes së shkuarës dhe së ardhmes, ku historia bëhet frymëzim për gjeneratën e re të arkitektëve dhe dizajnerëve.
