WB-Edu4Migration: Një projekt për përmirësimin e aftësive të punonjësve socialë për sfidat e migracionit në Ballkan

Universiteti Barleti është bërë pjesë e projektit Erasmus+ “WB-Edu4Migration – Mitigating Migration Challenges in the Western Balkans”, një iniciativë ndërkombëtare që synon të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë dhe të forcojë kapacitetet profesionale të studentëve dhe punonjësve socialë në Shqipëri dhe Kosovë, në përballjen me sfidat që sjell emigracioni. Projekti synon të fuqizojë kapacitetet e studentëve dhe punonjësve socialë përmes reformimit të kurrikulave universitare, zhvillimit të kurseve të shkurtra me mikro-kredenciale dhe ndërmarrjes së iniciativave të vazhdueshme për ndërtimin e kapaciteteve. Në këtë mënyrë, formohen baza të forta për një përgatitje akademike dhe profesionale më të mirë, si për brezin e ri të profesionistëve, ashtu edhe për ata që janë tashmë aktivë në terren

Qëllimi


Qëllimi kryesor i projektit është forcimi i kompetencave të studentëve dhe punonjësve socialë për të mbështetur në mënyrë efektive komunitetet e migrantëve, përmes përmirësimit të kurrikulave ekzistuese dhe zhvillimit të kurseve digjitale mikro-kredenciale.

Aktivitete


Aktivitete e Projektit:

  • Rishikimi dhe pasurimi i katër lëndëve në kurrikulat e UniBa me tema mbi migracionin.
  • Kontribut aktiv në punën kërkimore mbi përfshirjen sociale dhe mirëqenien psikologjike të migrantëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
  • Pjesëmarrje aktive në të gjitha paketat e punës së projektit dhe promovimi i praktikave përfshirëse në arsimin e lartë.

Rezultate


  • Një gjeneratë e re studentësh të përgatitur me njohuri dhe aftësi për të ndihmuar migrantët në mënyrë profesionale dhe të ndjeshme ndaj kulturave të ndryshme.
  • Kurse fleksibël dhe të aksesueshme për zhvillimin profesional të punonjësve socialë në Shqipëri dhe Kosovë.
  • Rritje e ndikimit të institucioneve të arsimit të lartë në përballimin e sfidave sociale që lidhen me emigracionin në rajon.

PERSONI PËRGJEGJËS PËR KONTAKT

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Dr. Jorida Rustemi
E-mail: [email protected]
Tel/Cel:
Web: www.umb.edu.al

SUBSCRIBE TO THE NEWSLETTER