Në një epokë të karakterizuar nga avancimi i shpejtë teknologjik dhe një nevojë gjithnjë në rritje për zgjidhje inovative, nismat Hackathon janë shfaqur si bazat e rritjes së ideve transformuese. Këto ngjarje intensive dhe bashkëpunuese bashkojnë mendje të ndritura, duke i inkurajuar ata të trajtojnë probleme të përditshmërisë në mënyrë krijuese dhe efikase. Rëndësia e një Hackathon-i shkon përtej emocioneve të konkurrencës, është një festë e inovacionit.
29 shtatori 2023 shënoi finalen e madhe të një serie Hackathon-esh njëvjeçare që janë zhvilluar gjatë gjithë vitit 2023. Në çdo edicion janë përcaktuar fituesit përkatës, por ky takim final ishte një rast i veçantë, ku fituesit nga edicionet e mëparshme u ritakuan sërisht në finale.
Konkurrenca ishte e madhe, pasi secili qoftë individualisht apo në grup, kishin përmirësuar projektet e tyre. Ata prezantuan zgjidhje inovative për sfidat që përfshijnë kujdesin shëndetësor, arsimin, qëndrueshmërinë dhe më shumë. Juria e përbërë nga ekspertë të nderuar të industrisë, u përball me detyrën për të vlerësuar këto projekte shumë cilësore.
Duke reflektuar mbi aktivitetin, një pjesëmarrës komentoi: "Hackathon-ët janë më shumë se thjesht konkurse; janë katalizatorë për ndryshim. Na frymëzojnë të mendojmë jashtë kutisë dhe të shtyjmë kufijtë sa është e mundur. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe ne jemi të emocionuar të kemi mundësinë të përfaqësojmë të rinjë në dirtarën ndërkombëtare”.
Projektet që ranë në sy ishin si, projekti “Krejt” i nxënësve Armela Mema dhe Era Demi nga shkolla “Oso Kuka” Shkodër, të cilat dëshironin të ofronin një aplikacion në të cilin të ofroheshin aktivitetet kulturore të qytetit të Shkodrës; apo projekti “Green future” nga Green Future” punuar nga nxënësit Albion Zhivani, Elis Salla, Denajder Bardhi, Edian Veliaj, Leonis Hysa dhe Endri Palamani të shkollës “Hermann Gmeiner” Tiranë, të cilit ofronin zgjidhje për lëvizjen e transportit publik duke shfrytëzuar energjinë diellore; apo projekti “Job Finder” i nxënëseve Alba Peqini, Daniela Cibuku dhe Herla Tafa nga shkolla “Irfan Ngjeçari” Berat, dhe secili projekt I të rinjëve jo vetem evidentonte një mungesë, por mundohej të ofronte dhe një zgjidhje.
Anëtarët e jurisë të përberë nga Znj. Sabina Borakaj, Drejtoreshë ekzekutive e Qendrës "Youth Act", Z. Amir Esmaeilakhtar, Ekspert në Teknologjinë e Informacionit; Z. Sokol Shurdhi, Ekspert në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimin e Dhenave; Znj. Olta Murataj, Sociologe me eksperiencë në analizën e shoqërisë, nga projektet e prezantuara, duke u bazaur në aftësinë prezantuese, aftësinë teknike, vlefshmërinë e idesë, qëndrueshmërinë e projektit bënë dhe vlërësimin e ideve të paraqitura. Në vendin e pare u rendit aplikacioni “Blite” zhvilluar nga njëgrup nxënësisht nga shkolla “Hermann Gmeiner” dhe “Woodrow Wilson School”, Amalia Bala, Firdeus Kasaj, Kristi Bushi, Leo Meçaj, Jueda Avdillari dhe Alkid Shuli. “Blite” është një aplikacion celular i krijuar me përpikëri për të edukuar fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, për të nxitur gjithëpërfshirjen për të gjithë duke siguruar komunikim efektiv, përmes aksesit dhe mësimit gjithëpërfshirës.
Në vendin e dytë u rendit sistemi digital "Smart Library" krijuar nga nxënësit e shkollës “Hafiz Ibrahim Dalliu”, Elona Çoku dhe Suada Rrustaj. Ky system u vjen në ndihmë bibliotekave të organizojnë me efikasitet koleksionet e tyre të librave.
Në vendin e tretë u rendit projekti "Qyteti Ujor" me nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” të cilët propozuan një pajisje digjitale inovative për ujitjen dhe kujdesin e bimëve, duke matur qëndrueshmërinë mjedisore.
Fituesit e vendit të parë dhe të vendit të dytë, bazuar në kategorinë në të cilën bëjnë pjesë, u kualifikua automatikisht për konkursin prestigjioz ndërkombëtar, DigiEduHack 2023. Kjo skenë globale do t'i lejojë ata të shfaqin risitë e tyre për një audiencë mbarëbotërore, duke hapur dyert për bashkëpunime, investime dhe njohje të mëtejshme.
Projekti i vendit të tretë, bazuar në natyrën që përfaqëson, do të marrë pjesë në Business Creative Cup 2023, duke demonstruar më tej gjerësinë e talentit dhe në rininë e sotme.
Ndërsa urojmë këta novatorë të rinj dhe idetë e tyre, theksojmë se e ardhmja u përket atyre që guxojnë të ëndërrojnë dhe të sjellin risi.