Në një atmosferë festive dhe motivuese, Universiteti Barleti organizoi aktivitetin përmbyllës vlerësues dhe falënderues për studentët e vitit akademik 2024–2025. Ky event kishte si qëllim të njohë dhe të vlerësojë përpjekjet e studentëve të dalluar në rezultate akademike, senatorët e Qeverisë Studentore, si edhe studentët më aktivë që kanë kontribuar në gjallërimin e jetës universitare.
Rektorja Prof. Dr. Suzana Guxholli, Dekania e Studentëve dhe stafi akademik shpërndanë certifikata mirënjohjeje, duke theksuar se angazhimi dhe përkushtimi i tyre përbëjnë një shembull frymëzues për komunitetin universitar.
Ky aktivitet shërbeu si një moment reflektimi dhe falënderimi, por edhe si një nxitje për të ardhmen. Duke i bërë studentët të ndihen të vlerësuar, Universiteti Barleti synon të forcojë motivimin e tyre për të vazhduar rrugën akademike dhe për të qenë gjithnjë aktivë në jetën sociale dhe institucionale të universitetit.
“Student aktiv = Student që lë gjurmë” ishte mesazhi i këtij aktiviteti, duke rikujtuar se të qenit pjesë e Universitetit Barleti nënkupton më shumë sesa të ndjekësh mësim: është një udhëtim i plotë përvojash, angazhimesh dhe arritjesh