Në Universitetin Barleti u zhvillua leksioni i hapur “Përtej Imazhit”, me fokus transformimin e rolit të profesionistëve të shëndetësisë në epokën e radiologjisë digjitale dhe inteligjencës artificiale.
Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrjen e studentëve të programeve të Infermierisë dhe Fizioterapisë, duke krijuar një hapësirë për diskutim mbi zhvillimet teknologjike dhe ndikimin e tyre në praktikën profesionale.
Përmes prezantimeve, diskutimeve dhe ndarjes së eksperiencave nga Dr. Elona Dybeli dhe Dr. (cand.) Alket Collaku, studentët patën mundësinë të njiheshin me perspektivat e reja të profesionit, rëndësinë e përshtatjes me zhvillimet teknologjike dhe rolin e inovacionit në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit.
Ky aktivitet pasqyron angazhimin e Universitetit Barleti në ndërthurjen e njohurive akademike me praktikën profesionale dhe përgatitjen e studentëve për sfidat e një sektori shëndetësor në transformim të vazhdueshëm.
