Universiteti Barleti shpall vende vakante për pozicione akademike në Departamentin e Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike, duke ofruar mundësi për profesionistë dhe kërkues shkencorë që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.
Fushat e kërkuara:
- Inteligjencë Artificiale (AI)
- Cyber Security
- Shkenca Kompjuterike
Kërkesat e përgjithshme:
- Diplomë Master (titulli PhD dhe eksperienca në mësimdhënie përbëjnë avantazh)
- Eksperiencë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve kombëtare ose ndërkombëtare (EU, IPA, Horizon, Erasmus+ etj.)
- Aftësi të forta bashkëpunimi dhe njohuri të avancuara në gjuhën angleze dhe teknologji
Afati i aplikimit
Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 27 shtator 2025.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni aplikimin tuaj në adresën e emailit:[email protected]