Diten e hënë, më 29 shtator 2025, në ambientet e Universitetit Barleti, u zhvillua takimi i parë midis 16 start-up-eve të përzgjedhura dhe 5 mentorëve në kuadër të projektit të fituar EIT Food Start-up Awareness Event.
Takimi shërbeu si një hapësirë bashkëpunimi dhe diskutimi mbi planifikimin dhe ecurinë e procesit të mentorimit deri në eventin final, duke forcuar lidhjet mes sipërmarrësve të rinj dhe ekspertëve të fushës.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të Universitetit Barleti për të mbështetur inovacionin dhe sipërmarrjen në sektorin agro-ushqimor, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mundësi të reja zhvillimi.