Universiteti Barleti shpall hapjen e pozicionit për Arkitekt Junior në staf akademik me kohë të plotë. Ky rol ofron mundësinë për të kontribuar në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe projekte kreative, duke punuar ngushtë me studentët dhe duke u angazhuar në zhvillimin akademik dhe promovimin e Universitetit.
Kriteret për aplikantët:
-Diplomë Master Shkencor ose Master i Integruar në Arkitekturë (në vend ose jashtë).
- Mesatare studimi mbi 8.5.
- Njohuri të programeve të projektimit.
- Motivim për të punuar me studentë dhe për të marrë pjesë aktive në promovimin e Universitetit.
- Gatishmëri për të koordinuar ArchiLab dhe për t’u përfshirë në projekte të ndryshme.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
-Curriculum Vitae (CV).
- Kërkesë me shkrim për shfaqje interesi.
- Diplomë e shkollës së lartë.
Aplikimet dërgohen në: [email protected]