Në kuadër të rubrikës “Industria në Barlet”, më 12 nëntor 2026, në Universitetin Barleti u zhvillua një leksion i hapur me të ftuar Artan Xhiani, Kryetar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA).
Aktiviteti synoi të afrojë studentët me realitetin profesional të sektorit financiar, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave praktike në fushën e financës, kontabilitetit dhe auditimit.
Gjatë leksionit, Artan Xhiani ndau me studentët përvojën e tij profesionale, duke trajtuar sfidat aktuale të sektorit, zhvillimet në profesionin e kontabilistit dhe audituesit, si dhe rëndësinë e përvetësimit të aftësive profesionale në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Takimi u karakterizua nga një diskutim i hapur dhe interaktiv, ku studentët patën mundësinë të drejtonin pyetje, të shkëmbenin ide dhe të merrnin këshilla praktike mbi mundësitë e karrierës dhe zhvillimin profesional në këto fusha.
Përmes nismës “Industria në Barlet”, Universiteti Barleti vijon të forcojë lidhjen ndërmjet arsimit të lartë dhe botës së biznesit, duke u ofruar studentëve mundësi për të ndërthurur njohuritë akademike me përvojën e profesionistëve të industrisë.
Universiteti Barleti, Aplikativ dhe Sipërmarrës!
