Studentët e programit të studimit Stomatologji në Universitetin Barleti zhvilluan një orë praktike nën drejtimin e Dr. Aurora Isufi, me fokus njohjen dhe aplikimin e llojeve të ndryshme të anestezisë lokale në Kirurgjinë Orale.
Gjatë kësaj ore praktike, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me teknikat e anestezisë lokale, mënyrat e aplikimit dhe rëndësinë e tyre në realizimin e procedurave stomatologjike. Aktiviteti synoi të forcojë njohuritë teorike dhe të zhvillojë aftësitë praktike të studentëve në një mjedis klinik profesional.
Përmes aktiviteteve të tilla, Universiteti Barleti vijon të promovojë një qasje arsimore të orientuar drejt praktikës, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për zhvillimin e kompetencave profesionale dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Universiteti Barleti – Aplikativ dhe Sipërmarrës!
