Studentët e programit Master Profesional në "Arsim Special" përmbyllën me sukses provimin e diplomës, duke shënuar përmbylljen e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.
Ky sukses pasqyron përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e palodhur të studentëve në përgatitjen për një mision fisnik: t'i shërbejnë arsimit gjithëpërfshirës me profesionalizëm, humanizëm dhe integritet.
Departamenti i Edukimit shpreh krenarinë dhe vlerësimin për të gjithë të diplomuarit, duke ju uruar suksese në rrugëtimin e tyre profesional dhe me besimin se njohuritë e fituara do të shndërrohen në një kontribut të vyer për fëmijët, personat me nevoja të veçanta dhe zhvillimin e sistemit arsimor.
Diplomimi i tyre përfaqëson një arritje të rëndësishme jo vetëm për secilin student, por edhe për misionin e Universitetit në përgatitjen e specialistëve të kualifikuar, të aftë për t'iu përgjigjur kërkesave dhe sfidave të arsimit bashkëkohor.
Urime për diplomimin!
Qoftë kjo arritje fillimi i një karriere të suksesshme, e udhëhequr nga profesionalizmi, përkushtimi dhe dëshira për të bërë ndryshim pozitiv në jetën e të tjerëve.
