Gjatë periudhës 20.11.2016 - 02.12.2016 , në kuadër të programit “KA1 - International Mobility for staff teaching and training activities”, dy pedagogët e “Universiteti Barleti”, Dr. Gazmend Zeneli dhe M.Sc. Brikena Tolli realizuan një vizitë 2 javore në Spanjë,
Gjatë këtyre ditëve, u zhvilluan një sërë aktivitetesh ku pedagogët e UB morën pjesë.
Fillimisht, Konferenca Ndërkombëtare me temë “Turizmi dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet Galicias/Spanjë dhe vendeve të Europës Lindore dhe Azisë: Sfidat dhe mundësitë”, ku Dr. Zeneli mbajti edhe prezantimin me temë: “Tourism Development Strategy in Albania: Panacea or Pandora’s Box?”.
Më pas, u zhvilluan disa vizita në institucione të arsimit të lartë, ku ndër të tjera u diskutuan mundësitë e shkëmbimit të studentëve.
Më tej, Dr. Zeneli zhvilloi disa leksione në lëndën “Menaxhim Projektesh” në “IES Ribeira do Louro”, të cilat u ndoqën me shumë interes nga studentët.
Dhe, në fund të kësaj vizite frytëdhënëse, u mor vendimi që disa nga studentët e institucionit tonë të marrin pjesë në programin e mobilitetit për një periudhë 3-mujore.