ORGANIZON: Innovation Hub (Godina e Inovacionit)
VENDI: Innovation Hub
DATA: 01.11.2016
FILLIMI: 15.00
MBARIMI: 17.00
Moderatori:
Rezart Prifti
QëLLIMI DHE TEZAT E DISKUTIMIT:
Në këtë aktivitet do të kemi mundësinë të njihemi më punën dhe risitë në fushën e aplikacioneve dhe platformave të ndryshme që ofron Kompania Shqipëtare Customeyes, nevojën që ka tregu dhe bizneset për të qenë pjesë e këtyre ndryshimeve dhe kapacitetet zhvilluese reale të tij; si lidhen keto kapacitete me botën akademike dhe sa i aftë është sistemi arsimor të furnizojë tregun me profesionistë.
Aktiviteti do të jetë vendi i duhur per diskutime mes grupeve të ekspertëve që takohen dhe bashkohen me grupet e interesit. Gjatë këtyre workshopeve dhe seminareve te fokusuara dhe bashkëpunuese do të krijohen grupe të fokusuara dhe do të identifikohen shtigjet e ardhshme të zhvillimit drejt suksesit të përshpejtuar. Kjo paketë aktivitetesh do të synojë që të ndërtojë, nëpërmjet seminareve dhe aktiviteteve të ekosistemit, komunitetet dhe sistemet bashkëpunuese.
Tematikat e workshop-it:
- Prezantimi i Kompanisë Customeyes
- Platformat “Papion” dhe “Prokurimet”
- Pyetje dhe Përgjigje
- Nevoja e tregut Shqipëtar për zhvillime në ICT
- Vështirësitë dhe sfidat e fushës së ICT
- Profesionistët dhe përshtatja me tregun
