QëLLIMI DHE TEZAT E DISKUTIMIT:
Ky Workshop do te jetë vendi I duhur për të rinj dhe të reja, jo vetem të interesuar në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, por edhe në ndërthurjen dhe avantazhet që ofron teknologjia në procesin krijues në fushat e artit dhe multimedias. Të rinjtë e ftuar në këtë aktivitet do të tregojnë se me talent, imagjinatë edhe pak teknologji mund te arrihen gjera të mëdha. Në këtë takim do të evidentojmë mënyra dhe bashkëpunime të reja midis pjesmarrësve të ndryshëm.
Tematikat e workshop-it:
- Filmi & Kinematografia
- Shpërndarja
- Produksioni
- Sfidat në të ardhmen
- Inovacioni në Kinematografi
