Më 28 tetor 2026, në ambientet e Universitetit Barleti, u zhvillua leksioni i hapur me temë “Trauma, Mind & Body”, me të ftuar Denis Mema, Psikolog Klinik me përvojë në fushën e psikoterapisë dhe zhvillimit personal.
Aktiviteti u fokusua në marrëdhënien e ngushtë ndërmjet shëndetit mendor dhe atij fizik, duke trajtuar ndikimin e traumës në funksionimin e trurit dhe trupit, si dhe mënyrat se si përvojat stresuese dhe ngjarjet traumatike mund të ndikojnë në mirëqenien emocionale dhe fiziologjike të individit.
Gjatë leksionit u diskutua mbi rëndësinë e njohjes dhe të kuptuarit të traumës, mekanizmat e reagimit ndaj stresit dhe rolin e ndërgjegjësimit në ruajtjen e ekuilibrit psikologjik.
Ky takim krijoi një hapësirë për reflektim, diskutim dhe shkëmbim mendimesh, duke nxitur një qasje më të hapur dhe të ndërgjegjshme ndaj çështjeve të shëndetit mendor.
Përmes organizimit të aktiviteteve të tilla, Universiteti Barleti vijon të promovojë edukimin, ndërgjegjësimin dhe dialogun mbi tema me rëndësi për zhvillimin personal, mirëqenien dhe shëndetin mendor të komunitetit universitar.
