Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Barleti shënoi me krenari përmbylljen e një etape të rëndësishme akademike për studentët e Programit të Integruar të Studimeve në Drejtësi dhe programeve të ciklit të dytë "Master i Shkencave" në fushën e së drejtës, të cilët mbrojtën me sukses punimet e tyre të diplomës.
Gjatë këtij procesi, studentët prezantuan punime kërkimore të karakterizuara nga analiza kritike dhe trajtimi i çështjeve me rëndësi teorike e praktike për zhvillimin e së drejtës. Punimet e realizuara pasqyrojnë nivelin e lartë të formimit akademik, aftësive kërkimore dhe kompetencave profesionale të fituara përgjatë studimeve, si dhe gatishmërinë e të diplomuarve për të kontribuar me integritet dhe profesionalizëm në sistemin e drejtësisë, administratën publike, sektorin privat dhe jetën akademike.
Ky moment përfaqëson përmbylljen me sukses të një cikli të rëndësishëm të arsimit universitar dhe fillimin e një rrugëtimi të ri profesional, ku dija, etika dhe përgjegjësia do të jenë vlerat udhëheqëse të secilit prej tyre.
Universiteti Barleti shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë të diplomuarit, duke u uruar suksese në zhvillimin e mëtejshëm profesional dhe akademik.
Një falënderim i veçantë i drejtohet stafit akademik, udhëheqësve shkencorë dhe komisioneve të vlerësimit për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre në formimin e brezave të rinj të juristëve.
Urime të gjithë të diplomuarve!
Universiteti Barleti mbetet krenar për arritjet tuaja dhe i bindur se do të përfaqësoni me dinjitet vlerat e institucionit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e së drejtës dhe përparimin e shoqërisë.
