Fakulteti i Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Barleti” organizoi eventin “DigiHealth Lifestyle – Youth Participation (Open Day)”, një aktivitet që mblodhi rreth 260 të rinj nga shkollat e mesme të gjithë vendit.
Eventi u zhvillua nën moton “Digital Innovation Challenge for Healthy Living”, duke synuar të nxisë kreativitetin dhe inovacionin digjital në funksion të promovimit të një stili jetese të shëndetshëm dhe mirëqenies.
DigiHealth Lifestyle është një hackathon dhe sfidë inovative për studentë dhe të rinj, e fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për shëndetin dhe mirëqenien. Programi ndërthur shkencat mjekësore, teknologjinë dhe inovacionin, duke inkurajuar krijimin e aplikacioneve, platformave dhe prototipave që mund të kontribuojnë në përmirësimin e stilit të jetesës dhe kujdesit për shëndetin.
Gjatë aktivitetit u zhvilluan disa iniciativa dhe sfida interaktive për pjesëmarrësit, ndër të cilat:
Health Hackathon – zhvillimi i ideve inovative për shëndetin digjital
Startup Competition – prezantimi dhe konkurrimi i ideve të biznesit në fushën e shëndetit
Student Challenge – sfida kreative për të rinjtë pjesëmarrës
Digital Health Prototyping Labs – laboratorë për krijimin e prototipave digjitalë
Career Counseling in Medical Sciences – këshillim karriere në fushën e shkencave mjekësore
Përmes këtij aktiviteti, Universiteti “Barleti” rikonfirmoi angazhimin e tij për të bashkuar edukimin, teknologjinë dhe inovacionin, duke krijuar hapësira ku të rinjtë mund të zhvillojnë ide dhe projekte që kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme.
