Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës, i përfaqësuar nga Prof. asoc. dr. Aelita Mani (përgjegjëse e departamentit) dhe dr. Edvin Stefani (lektor), organizoi më 9 shkurt 2026 një leksion të hapur me z. Arben Hasanaj, ekspert me përvojë të gjatë në fushën e sistemit tatimor.
Z. Hasanaj ka një eksperiencë të gjerë në administratën tatimore, duke kontribuar drejtpërdrejt në Drejtorinë e Interpretimit Tatimor dhe në hartimin e formularëve të deklarimit të Tatimit mbi të Ardhurat. Aktualisht, ai është pjesë e strukturave të Apelimit Tatimor në Ministrinë e Financave, ku angazhohet në sigurimin e përputhshmërisë ligjore të njoftim-vlerësimeve tatimore.
Leksioni u zhvillua me studentët e programit Master i Shkencave në Financë-Kontabilitet, në kuadër të lëndës “Legjislacion Tatimor”. Fokusi i takimit ishte trajtimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duke u ofruar studentëve një perspektivë praktike dhe profesionale mbi zbatimin e legjislacionit tatimor në Shqipëri.
