Në kuadër të lëndës “Botanikë”, studentët e vitit të dytë të programit Farmaci zhvilluan një vizitë studimore në Kopshtin Botanik të Tiranës, nën udhëheqjen e Dr. Blerta Turanit. Ky aktivitet synoi njohjen e studentëve me diversitetin e florës shqiptare, me fokus të veçantë në bimësinë endemike dhe vetitë farmaceutike të bimëve mjekësore.
Përmes shpjegimeve të detajuara të Dr. Ajola Mesitit mbi sistematikën bimore, studentët arritën të ndërlidhin njohuritë teorike me zbatimin praktik në fushën e farmacisë. Kjo përvojë shërbeu si nxitje për zhvillimin e kompetencave profesionale dhe për thellimin e kuptimit mbi rëndësinë e përdorimit të sigurt të burimeve bimore në mjekësi.
