Universiteti Barleti mirëpriti Hergen Linzan në një takim me studentët, i përqendruar te kalimi nga jeta akademike në karrierën profesionale. Gjatë këtij sesioni, Hergeni ndau përvojën e tij personale, duke treguar se si formimi universitar mund të kthehet në aftësi konkrete dhe të kërkuara në tregun e punës.
Në qendër të diskutimit ishin sfidat e para pas diplomimit, vendimet e rëndësishme në fillim të rrugëtimit profesional dhe roli i të mësuarit të vazhdueshëm. Takimi u kthye në një hapësirë dialogu, ku studentët reflektuan mbi diplomën jo thjesht si përfundim studimesh, por si pikënisje për ndërtimin e identitetit të tyre profesional.
Ky aktivitet rikonfirmon përkushtimin e Universitetit Barleti për të lidhur teorinë me praktikën dhe për t’i afruar studentët me mundësi reale punësimi.
