Të premten, më 23 janar 2026, në orën 17:00, në sallën 035, Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike organizoi një leksion të hapur me temë “Empowering Businesses with Smart Cloud & Tech Solutions”, i prezantuar nga Andi Tabaku, CEO i AstraCloud.
Leksioni u fokusua në rolin e teknologjive cloud dhe zgjidhjeve inteligjente në transformimin digjital të bizneseve, duke ofruar një pasqyrë praktike mbi trendet aktuale, sfidat dhe mundësitë që ofron industria e teknologjisë. Përmes shembujve konkretë dhe përvojës së tij profesionale, studentët patën mundësinë të kuptonin më mirë lidhjen mes njohurive akademike dhe zbatimit të tyre në tregun real të punës.
Në aktivitet morën pjesë studentët e Masterit Shkencor në Informatikë të Aplikuar (profili Inxhinieri Software), si dhe studentët e Masterit Shkencor në Inteligjencë Artificiale dhe Siguri Kibernetike, të cilët u angazhuan aktivisht në diskutime.
Departamenti falënderon z. Andi Tabaku për kontributin e vlefshëm dhe ndarjen e përvojës së tij profesionale, si dhe studentët për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar.
